Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

Njeriu Ideal

Zoti i Plotëfuqishëm na ka bekuar me shumë rrugë për t’i shërbyer njerëzimit. Cfarë duhet të bëjmë në mënyrë që kjo mirësi të mos ndërpritet?

Estimated reading: 8 minutes 195 views

PYETJE: Zoti i Plotëfuqishëm na ka bekuar me shumë rrugë për t’i shërbyer njerëzimit.Cfarë duhet të bëjmë në mënyrë që kjo mirësi të mos ndërpritet?

Të gjithë jemi të vetëdijshëm që Zoti na gjeti ne duke u sillur andej e këndej të humbur dhe na bëri të njohur me Madhështinë dhe Mirësinë e Tij. Ky është një fakt i pamohueshëm dhe duhet ta dijmë mirë këtë mirësi. Në të kaluarën ka pasur grupe të njerëzve të cilët e kryen detyrën e shërbimit përmes edukimit, bamirsisë dhe lehtësimit me një sinqeritet të thellë. Tani, detyra që bie mbi supet tona është mbajtja e këtij flamuri të trashëguar nga ta me qëllimet e njejta.  Duhet përmendur këto pika ashtuqë mirësitë që na rreshin përmbi të mos humbin:

  1. Ne duhet ta bindim veten se ne nuk kemi ndonjë rol mbrenda këtyre shërbimeve. Duhet pranuar se gjithçka ndodh për shkak të Mirësisë së Zotit, bekimit dhe favorit; për shkak të kësaj, ne nuk duhet t’i bëjmë shok Atij dhe të bëjmë ndonjë gjynah të rëndë, dhe duhet të qëndrojmë larg nga mashtrimet e egos.
  2. Ne duhet ta dijmë se po të mos ishim të përfshirë në këto shërbime, kjo do të bëhej nga njerëz akoma më të mirë, dhe akoma distanca më të mëdha do të përfshiheshin sesa ato që janë tani. Dhe duhet të themi, “Favori i Zotit nuk e prek shërbimin sepse ajo vjen nga fontana e Vet, por ky Favor godet ligësitë e egove tona dhe i prish ato; për shkak të kësaj, shërbimet tona qëndrojnë larg nga pika në të cilën duhet ta arrinim.” Shumë kohë më pare, të moshuarit tanë thonin, kur dikush vjen tek një besimtar të vërtetë, e pyet: “Atëherë, shoku im, sa shpirtëra ke vrarë?” e cila do të thotë, “Sa njerëz janë mbytur nga ti dhe nuk arritën ta gjenin të vërtetën?” Besimtarët e sotëm, gjithashtu, duhet ta kenë këtë shqetsim në shpirtërat e tyre, ashtuqë mirësia e Zotit të mos humbet.
  3. Butësia jonë shpirtërore dhe adhurimet duhen të shumëfishohen aq sa aktivitetet dhe sukses tona të kësaj bote, ashtuqë që të mos gllabërohemi nga egoja jonë. Imam Rabbani nuk e shfaqte vetveten duke e nderuar edhe një qen; ai madje thotë se nuk vlen më shumë se një gomar. Kjo mënyrë mendimi duhet të jetë pjesë e përditshme e jona. Pejgamberi aljehi selam, gjatë namazeve të ditës e natës me ballin në tokë përsëriste: “O, i GjithëPërjetshëm! Të lutem për mëshirën Tënde! Të lutem të mi përmirësosh të gjitha gjendjet e mia, dhe të mos më lësh vetëm me veten time, as sa një hapje-mbyllje syri!” Ne, gjithashtu, duhet ta përsërisim këtë lutje shpesh, dhe ta lëjmë pas ligësinë e egove tona.
  4. Ne duhet të ta dijmë çdo mangësi nga vetvetja, t’i shohim egot tona si pengesë tek shërbimi dhe çdo sukses ta dijmë si mirësi nga Zoti. Karuni i atriboi çdo bekim vetvetes dhe tha: “ Kjo më është dhënë vetëm prej diturisë sime.” (28:78). Të gjithë llojet e Karunëve dhe Faronëve e kanë thënë të njejtën gjë. Të kundërtën e thanë shenjëtorët dhe Profetët, “Unë nuk mund t’i sjell vetes as dobi, as dëm,” (7:188). Andaj, mendimi “Unë ditur, kam bërë, kam ndërtuar” i përket mendimit arrogant të Faraonit. Qëndrimi i Kur’anit në këtë çështje është shumë i qartë: “ndërkohë që Allahu është Ai që ju ka krijuar juve dhe gjithçka që bëni?!” (37:96). Atëherë çfarë ndajmë ne në mirësi? Vetëm paaftesinë dhe varfërinë. Nëse i drejtohemi Mëshirës përmes të kërkuarit ndihmë, pasurisë së Tij përmës të shprehurit e nevojës sonë, ashtuqë të motivohemi akoma më shumë e të shërbejmë me entuziasëm, atëherë fillojnë të shtohen bekimet Hyjnore.
  5. Vetëdija dhe kuptimi i faktit se çdo mirësi dhe sukses vjen nga Zoti duhet duhet të tregohet duke folur për Të në bisedë me të tjerët, me një syhaptësi dhe vendosmëri. Por gjithashtu, ka forma të nëkuptuara të Farisaizmit. Për shembull, njerëzit nganjëherë thonë, “Ne jemi bekuar me këtë sukses; Zoti na mundësoi ta bëjmë këtë, pasiqë ne jemi të paaftë.” me pamje sekrete shenjëtore. Disa njerëz flasin tinëzisht për veten gjatë gjithë kohës, “Ne kemi lexuar këtë e atë me shumë shokë, e shumë intelekutalë ndjekën programet tona.” Ndërsa ne thirremi t’ju tregojmë njerëzve për Zotin e Gjithëmëshirshëm, dhe duhet të jemi syhapur në këtë pikë. Për shembull, fëmijët janë qenie të dashura. Kur fëmijët përmenden ndoku, ne gjithashtu dëshirojmë të përmendim fëmijët tanë dhe gjithmonë presim momentin kur të na ipet mundësia për të treguar diçka nga vetja. Njejt, njerëzit ndjehen njësoj për elokuencën e shkrimit dhe fjalës. Por këto sjellje janë të turpshme, dhe mbase të pahijshme. Ne duhet të flasim për Zotin në çdo mundësi që na vjen. Kur besnikëria mes shokëve përmendet ndoku, ne duhet të themi, “a ka shok më besnik sesa Zoti.”. Kur të drejtat përmenden, ne duhet të themi, “nëse është dikush që duhet t’i ipet e drejta, sigurisht që do të jetë Zoti i cili na ka nxjerrur prej mos-ekszistencës në ekzistencë, nuk na la dhe na gjallëroi; na ngriti në njerëzoren, na bekoi me besimin, dhe poashtu na bëri të përfshihemi në punë të mira.” Prandaj, duhet të ndihemi xheloz nëse i japim dikujt meritë përpos Zotit. Kur dikush thotë diçka si, “Mbajta një fjalim dhe ndegjuesit u harlisën dhe më ofronin këtë e atë”, duhet të ndjehemi të sëmurë dhe të dridhemi prej dhimbjes, duke menduar “Shiqoje këtë njeri; ai po flet për veten në vend se të flas për Zotin.”

Po, nëse dëshirojmë të dijmë vendin tonë tek Zoti, duhet të shiqojmë vendin e Zotit tek ne. Sa shumë mendojmë për Të, çfarë lidhje kemi me të? Duhet ta kujtojmë vazhdimisht dhe të jemi gjithmonë të vëmendshëm. Pra, nëse lidhja jonë me Të është e fortë, ne do ta gjejmë një rrugë tek Ai, e të flasim me të tjerët për Të. Si pasojë, ne do të shohim vetëm Atë, mendojmë vetëm për Atë, lëvizim për Të, hapim-mbyllim sytë vetëm për Të, dhe të mbyllim çdo gjë tjetër përpos Tij.

  1. Një tjetër nxitje e madhe për udhëzimin dhe ndihmën e Zotit është bashkveprimi i sinqertë me njëri tjetrin. Për ta arritur këtë duhet të ruhet lidhja, dhe të largohemi nga përçarja. Nëse qëndrojmë të bashkuar, neve do të na dhurohen mirësi të cilat tejkalojnë imagjinatën e njeriut, dhe do të mund të bartim peshë më të rënda se malet. Në të kundërtën nëse bashkimi dhe bashkveprimi janë shkatrruar, dhe ne mbetemi të vetëm me vetëm pak shokë, ne do të kemi prishur forcën esenciale dhe kemi shkaktuar mos-vazhdueshmërinë e ndihmës së Zotit. Pa marrë parasysh sa mundohemi, nuk do të thotë asgje nese nuk kemi ndihmësa. Pra, ne duhet të shfrytzojmë të gjithë përpjekjen tonë për të ruajtur kualitetin e të qenurit si një ndërtesë e hekurt. Padyshim siq deklaron Kur’ani “Dora e Allahut është mbi duart e tyre!” (48:10). Unë besoj se mirësitë e dhëna tek një bashkësi janë të dimensioneve të thella, të cilat edhe shenjëtorët më të mëdhenj nuk mund t’i arrijnë.

Të jesh njeri është e vështirë, por të jësh një shërbëtor është akoma më shumë. Obilgimi për të kryer një mision të madh, në kohën e fundit të botës, është ndoshta prej më të vështirave detyra. Dhe ne jemi ata që kemi pranuar të vrapojmë pas përgjegjësive më të mëdha. Ne kemi marrë një detyrë mbi supe të cilën nuk do ta përballonin as qiejt as malet. Andaj, ne do të zhvillojmë vullnetin dhe veten tonë në një mënyrë të jashtzakonshme, duke kërkuar strehim tek Lartëmadhëria e Zotit, ashtuqë të tejkalojmë vështirësitë.

اَللّٰهُ أَعْلَم
‏Allahu di më së miri

Marrë/përkthyer nga: http://www.fountainmagazine.com/Issue/detail/Divine-Support-and-Ensuring-Its-Continuation

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Zoti i Plotëfuqishëm na ka bekuar me shumë rrugë për t’i shërbyer njerëzimit. Cfarë duhet të bëjmë në mënyrë që kjo mirësi të mos ndërpritet?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA