Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Njeriu Ideal

Kërkimi i faljes gjatë shërbimit ndaj Zotit

Estimated reading: 5 minutes 214 views

Pyetje: Pse duhet kërkuar falje edhe pasi kemi kryer ndonjë punë të mirë ?

Ka shumë gjasa që ne , njerëzit, të bëjmë lëshime apo mëkate edhe gjatë kryerjes së ndonjë pune e cila bëhet për hir të kënaqësisë së Allahut, dhe si rezultat i atyre gabimeve punët tona ngecin. Kurani i lidhë fitoret me kërkimet e faljes me ajetin në vazhdim : “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës) ,dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe, atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve.”   (110/1-3).

Aisheja, bashkëshortja e Pejgamberit alejhi selam, thotë se pas shpalljes së këtij ajeti, Pejgamberi alejhi selam shtoi numrin e kërkimeve të faljeve nga Zoti në njëqind edhe kur ishte në prani të të tjerëve. *

Ky është shpirti i një Profeti. E kundërta ,p.sh, të qenurit tejet i lumtur me fitoret dhe arritjet është shpirt i faraonit, i paralizon sjelljet që i kanë hije një besimtari. Për të thënë të paktën , edhe gjatë shkuarjes diku për shërbim ,nëse shkojmë me vetë lëvdatë ose me një atmosferë shakaje  nuk janë në harmoni me virtytet që duhet pasur një besimtar. Po, unë besoj plotësisht që këto të ashtuquajtura shërbime nëse nuk shoqërohen me Kërkim falje dhe vetë kritikë, janë arsyeja kryesore për pengesat që na dalin në rrugë. Ne jemi në një gjendje aq jostabile  saqë shoqëria ,sidomos shpirtrat e përkushtuar , duhet ta marrin veten edhe njëherë , ne aspekt të ndjenjave, mendimeve, besimeve dhe veprimeve. Në mënyrë që të vërehen pika jashtë rregullit ,dhe ta rindërtojnë dhe ringjallin gjendjen shpirtërore, gjithçka duhet rishikuar, tërësisht. Vetëm pas një operacion të tillë njerëzit do të mendojnë më thellë në fjalët që i thonë, ashtu siç e ndjen njeriu që agjëron ujin që kalon nëpër kanalet e trupit, dhe do të vijë lartësimi deri në piken që do kërkojmë falje edhe pas performimit në vetëdije të plotë.

Po ,nuk dihet se ku fshihet miratimi i Allahut. Ndoshta Ai e miraton një namaz të kryer në një gjendje të ngurtë por me përshtatje të plotë sa i përket rregullave themelore të namazit. Çka me të vërtetë është e rëndësishme, është që gjatë frymë marrjes ta ndjesh prezencën e Allahut, Të Gjithëfuqishmit. Do më thënë pika kryesore nuk është kënaqësia shpirtërore por me këtë nuk dua të them se nuk duhet pasur asnjë kënaqësi. Përkundrazi dua të them që nëse nuk jemi në gjendje ta ndjejmë dhe zhvillojmë konceptin e “ kërkimit të faljes” pas çdo arritshmërie që arrijmë në emër të përsosjes personale apo shoqërore, ajo mund të merret si pakujdesi; dhe, Zoti i Gjithëfuqishëm nuk i do njerëzit e pakujdesshëm. Madje, në fjalitë si “Çfarë gjerash të mira na bëri Zoti që të veprojmë” mund të shihen si shenja te shoqërimit të vetes sonë si partnerë me Allahun, ndoshta në një mënyrë të fshehtë, përveç nëse shoqërohen me kërkim falje, me pak të dëmshme mund të bëhen ato mendime.

Një tjetër aspekt i kësaj çështjeje, përderisa ne jemi duke i përballuar fatkeqësitë që po i hasim, përdorimi i shprehjeve të tilla si “ pse po na ndodhin këto neve” ose “çfarë kemi bërë gabim” janë akte mosmirënjohje dhe të pasjellshme ndaj Krijuesit. Për shkak të këtij fakti , nëse kësi lloj ndjenjash shfaqen brenda nesh , ne duhet ti mbulojmë me kërkime falje. A me të vërtetë po i kërkojmë arsyet që ta fajësojmë veten tonë? A po shikojmë ne botët brenda nesh dhe a po kërkojmë aty vazhdimisht? A nuk kërkon Allahu nga besimtarët që të merren me punët e tyre e që të mos preokupohen me ata qe kanë marr rrugë të tjera? Që përgjegjësia e tyre është vetëm e tyre? Pra, pse nuk i kontrollojmë të brendshmen tonë me dritën e shprehje “ Zoti nuk i shikon dukjet tuaja por zemrat “ , dhe të shikojmë çka hyn dhe del nga zemrat tona? Vetëm nëse këto janë bërë , kënaqësia e Allahut mbi arritjet e bëra nuk do harrohet, njerëzit nuk do te bien në egoizëm dhe të mashtrohen, sepse të gjitha këto janë mashtrime të shejtanit i cili na pëshpërit nga ana e djathtë. Shikojeni Pejgamberin alejhi selam, derisa ishte duke hyrë në  Mekë si mbret Ai ishte aq i përkulur sa  për pak balli i Tij nuk i preke shalën e kalit të Tij. Pra, ca do që bëjmë, ne duhet të kërkojmë për miratimin e Allahut. Në të kundërtën, për derisa jemi duke bërë diçka, ne do e bëjmë duke qeshur, hamendur në mendime të kota dhe duke bërë gabime.

Po , miratimi i Allahut është i mjaftueshëm për ne. Prezenca e Tij duhet ti zeje qendrat e të gjitha gjërave që ne i bëjmë, duke i fokusuar mendimet dhe veprimet tona tek Ai .

 

 

 

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Kërkimi i faljes gjatë shërbimit ndaj Zotit

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA