Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Lutje – Përgjërim – Dua

Si bëhet lutje për të vdekurit? Duaja e të vdekurit, lutja në varreza

Estimated reading: 5 minutes 817 views

Lutje kur të vdekurit i mbyllen sytë

Personi që ia mbyll sytë të vdekurit, lutet kështu:

“Allahu im, falmë mua, fale edhe atë dhe falmë mua më të dobishmen e asaj që i pate falur atij! Allahu im, fale filanin, lartësoja gradën mes atyre që qenë në rrugë të drejtë dhe mes atyre që mbeten pas, dhuroji një pasardhës të mbarë e të dobishëm për të! O Zoti i botëve! Falna ne dhe atë, zgjeroja varrin dhe ndriçoje atë në varr!” Pastaj këndon suren Jasin.

Lutja e viktimës nga fatkeqësia

Ne jemi të Allahut dhe te Ai do të kthehemi! Allahu im, shpërblemë në këtë fatkeqësi dhe, pastaj, më dhuro më të mbarën e më të dobishmen!

Lutje në ngushëllim

Personi që shkon në ngushëllim, thotë në formë lutjeje: “Edhe ç’merr, edhe ç’jep janë të Allahut! Çdo gjë ka një kufi kohe të caktuar prej Tij!” Pastaj i këshillon njerëzit e të vdekurit që të bëjnë durim dhe ta presin të mirën nga Allahu.

Paqe ty! Po ta njoftoj ty falenderimin tim për Allahun, veç të cilit nuk ka zot tjetër! Allahu ta shtoftë shpërblimin dhe të frymëzoftë durim, ty dhe neve na pajistë me falenderim! Pa dyshim që shpirtrat, pasuritë dhe fëmijët tanë janë dhurata të ëmbla të Zotit të Madh e të Shenjtë dhe amanete që na janë dorëzuar neve prej Tij! Ai na jep mundësi të jetojmë dhe të përfitojmë për një kohë, pastaj, në kohën e përcaktuar që më parë, na e merr jetën! Allahu na e ka bërë të detyruar të falenderojmë kur na dhuron dhe të durojmë kur na provon!

Duke iu drejtuar personit më të afërt të të vdekurit, ai që shkon për ngushëllim, i thotë: “Biri (babai, xhaxhai, etj.) yt ishte një dhuratë e ëmbël e Allahut dhe një amanet i dorëzuar juve, me të cilin ju gëzoheshit dhe krenoheshit. Kurse tani e mori prej teje kundrejt një shpërblimi të madh. Po qe se mirësinë e pret prej Allahut, për ty do të ketë paqe, mëshirë dhe rrugë të drejtë, pra, duro në mënyrë që të mos pendohesh pasi ta asgjësosh shpërblimin me të qara e vajtime! Ta dish se të qarat e vajtimet as atë që shkoi nuk e kthejnë prapë, as hidhërimin dhe dëshpërimin nuk e heqin!

Lutje në namazin e të vdekurit

Në namazin e të vdekurit, pas tekbirit dhe lavdërimit të Allahut, thuhet:

Allahu im, ky ishte robi Yt dhe biri i një gruaje që ishte robi Yt! Ai dëshmonte se nuk ka zot tjetër veç Teje, se Ti je një i vetëm që nuk ke ortak dhe nuk ke shok, dhe se Muhammedi (sav) është robi dhe i dërguari Yt! Tani ai është nevojtar për mëshirën Tënde, kurse Ti s’ke nevojë për ndëshkimin e Tij! Ai iku duke e lënë këtë botë dhe njerëzit dhe gjërat e kësaj bote. Po qe se është i pastër, i pafajshëm e i pamëkat, nxirre të pastër e të pafajshëm; po qe se ka gabime e faje, fale!

Allahu im, mos na lër ne pa shpërblimin e tij dhe mos na largo nga rruga e drejtë pas tij!

Allahu im, fale atë, mëshiroje dhe dhuroji paqe. Allahu im, fale atë, prite me bujari, zgjeroja varrin dhe laje me shi, borë dhe breshër! Dhe pastroje nga mëkatet siç pastrohet rroba e bardhë nga papastërtitë dhe jepi një vend më të dobishëm se vendi që pati në këtë botë, një aftësi më të dobishme se aftësia që pati në këtë botë, një bashkëshorte më të dobishme se bashkëshortja që pati në këtë botë, vendose në Xhennet dhe mbroje nga Xhehennemi!

Allahu im! Falna ne me të gjallë e të vdekur, me meshkuj e femra, me të vegjël e të rritur, me ata që ndodhen të pranishëm këtu e që s’ndodhen të pranishëm këtu!

Allahu im! Ata ndër ne që i bën të jetojnë, bëji të jetojnë me Islam, dhe atyre që ua merr jetën, merrua me besim! Në mënyrë të veçantë, trajtoje këtë të vdekur me paqe, qetësi, falje dhe pëlqim!

Allahu im! Po qe se ky i vdekur është i mirë, shtoja të mirën; po qe mëkatar, fale dhe për hir të mëshirës Tënde, prite duke i dhënë siguri, me bujari dhe afërsi, o më mëshiruesi i mëshiruesve!

Lutje kur i vdekuri futet në varr

Ju krijuam ju nga dheu, po ju kthejmë në dhé dhe pastaj do t’ju nxjerrim edhe një herë prej atje! Me emrin e Allahut, në rrugën e Allahut dhe me fenë e të Dërguarit të Allahut!

Lutje pas varrimit

Njerëzve që ndodhen përreth u thuhet: “Lutuni për mëshirë për vëllain tuaj dhe në emër të tij, kërkoni të qëndrojë i palëkundur në besim!” Pastaj këndohen ajeti i parë e i fundit i sures Bakara.

Lutje në varreza për të vdekurit

Paqe juve, o besimtarë dhe banorë të vendit të muslimanëve! Në dashtë Zoti edhe ne do të bashkohemi me ju! I lutemi Allahut që të na japë mirësi edhe për ju edhe për ne! Ju jeni prijësit tanë, edhe ne do të vijmë pas jush! Allahu i mëshiroftë edhe ata që kanë shkuar më parë, edhe ata që do të shkojnë më pas!

1 Comment

  • Isak

    16/09/2024

    po kam nevoj per duan -Lutje ne varezat per te vdekurit

    Reply

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si bëhet lutje për të vdekurit? Duaja e të vdekurit, lutja në varreza

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA