Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

Ilmihali për femra

Cilat janë ajetet dhe hadithet rreth hixhabit (shaminë)? Urdhëresa për mbulesën Islame

Estimated reading: 4 minutes 1311 views

Ajetet rreth hixhabit

“Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre, ta ruajnë nderin e tyre dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre (trupore), përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i mbulojnë kraharorët me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre (trupore), përveçse bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim (si skllave), ose shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave, apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave. Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” Sureja Nur, ajeti 31

O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kj është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues. Sure el-Ahzab, 59

Hadithet e Pejgamberit a.s. rreth Mbuleses Islame

O Esma, kur gruaja arrin në moshën madhore (pubertetin) nuk lejohet të shihet prej saj vetëm se kjo edhe kjo- dhe tregoi me dorë fytyrën dhe pëllëmbët e duarve.” (Ebu Daudi nr. 4104)

Enesi r.a. tregon: “Unë di për Hixhabin (urdhrin për mbulimxn e grave) më shumë se çdokush tjetër. Ubej Ibn Kabi më pyeste shumë për të. Kur i Dërguari i Allahut a.s. u bë dhëndër për Zejneb bint Xhahshin, me të cilën u martua në Medine, ai i ftoi njerëzit për gosti pasi dielli u ngrit lart në horizont. I Dërguari i Allahut a.s. qëndroi ulur dhe disa njerëz vazhduan të rrinë me të edhe pasi kishin ikur miqtë e tjerë, Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. u ngrit dhe u largua, ndërsa unë i shkova pas, derisa arriti te dera e shtëpisë së Aishes. Pastaj ai mendoi se njerëzit duhet të ishin larguar kështu që u kthye përsëri, Edhe unë u ktheva bashkë me të. Por pamë njerëzit të ulur aty pa luajtur nga vendi, kështu që ai u kthye për herë të dytë. Edhe unë u ktheva bashkë me të, derisa arriti te dera e shtëpisë së Aishes, Pastaj mendoi se njerëzit duhej të kishin ikur dhe u kthye përsëri. Edhe unë u ktheva bashkë me të dhe painë se njerëzit ishin shpërndarë. Pastaj ai vuri një perde mes meje dhe vetes dhe zbriti ajeti i hixhabit – i urdhërit për mbulimin e grave.” (5466)

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: I Dërguari i Allahut ﷺ e falte namazin e sabahut, e bashkë me të, si xhemat, faleshin edhe disa gra besimtare, të mbështjella me pelerinat e tyre (të gjera, që e mbulonin trupin tërësisht). Pas namazit, ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre dhe askush s’kishte mundësi t’i njihte.

Disa komente rreth mbuleses

Mbulesa është për ata qe turpërohen. Thotë Pejgamberi a.s.:  “Çdo fe ka moralin e vet, kurse morali i Islamit është turpi” dhe “Turpi është prej imanit (besimit), kurse imani te shpie ne xhenet”.

Njeriu mban përgjegjësi në rast të mos aplikimit të urdhërave të Allahut. Disa obligime mund të jenë më lehtë të aplikueshme nga disa njerëz dhe jo nga disa të tjerë. Nuk duhet harruar se Allahu na këshillon: “Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.” (el-Ankebut: 2-3)

Duhet vënë dashurinë e Allahut mbi të gjitha dhe duhet munduar së aplikuari urdhëresat e Tij xh.xh. Cdokush është lënë lirë të veprojë si të dojë, por zemra gjen qetësine e vet kur i bindet Krijuesit të vet. Allahu i shpërblen durimtarët.

Referencat

http://www.buhariu.com/buhariu/?h=1910

https://hadithet.com/buhariu/372

https://www.islamgjakova.net/artikulli.php?id=1164

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cilat janë ajetet dhe hadithet rreth hixhabit (shaminë)? Urdhëresa për mbulesën Islame

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA