Cka është Farz, Vaxhib, Sunnet, Mustehab, Mubah, Mekruh ?
Obligimet, ndalimet e veprave të individëve sipas Islamit, ndahen në këto lloje :
- FARZ: është ajo vepër që rreptësisht e urdhëroi All-llahu xh.sh. të punohet, dhe dihet saktësisht se është urdhër i All-llahut xh.sh. siç janë: falja e namazit, dhënia e zeqatit, etj. Ai njeri që e rrefuzon këtë nuk është mysliman , por hynë në grupin e qafirëve. Farzi është dy lloje: Farzi-ajn dhe farzi-kifaje.
- FARZI – AJN: është obligim për secilin mysliman që ta kryejë individualisht, p.sh. falja e pesë kohëve të namazeve, agjërimi i Ramazanit, etj
- FARZI – KIFAJE: është obligim për tërë shoqërinë, bashkësinë myslimane, e nëse njëri prej atyre e kryen këtë obligim të tjerët lirohen nga kjo detyrë, por në qoftë se asnjëri nuk e kryen, atëherë të gjithë janë mëkatarë e do të përgjigjen para Zotit të Madhëruar, p.sh. falja e namazit të xhenazes.
- VAXHIB: është ajo vepër që All-llahu xh.sh. urdhëroi të punohet, mirëpo nuk jemi gjithaqë të sigurtë se urdhëri i All-llahut xh.sh. ka të bëjë me të apo me ndonjë vepër tjetër, p.sh. namazi i vitrit. Mohuesi i vaxhibit nuk del prej imanit por është mëkatar, do të dënohet.
- SUNNET: është çdo gjë që e ka punuar Muhammedi a.s. ka porositur ose ka lejuar të punohet. Sunnetet janë dy llojesh: sunnete muekkede dhe sunete gajri-muekkede.
- SUNNETI MUEKKEDE: janë veprat e Pejgamerit a.s. që i ka punuar vazhdimisht, dhe ka urdhëruar të punohen , jashtë farzeve. P.sh. dy sunetet e sabahut, falja e namazit me xhematë
- SUNNETI GAJRIMUEKEDE: janë veprat e Pejgamerit a.s. që nuk i ka punuar vazhdimisht, por i ka lënë disa herë, p.sh. sunnetet e iqindisë. Mohuesi i synnetit nuk dënohet por, është i larguar nga mëshira e Pejgamerit a.s.
- MUSTEHAB: janë veprat të cilat janë të lavdishme të punohen, që rrjedhin nga Pejgamberi a.s., mirëpo rallë herë i ka punuar, ose ka folur se është mirë të punohen, p.sh. të shpejtuarit iftarin në Ramazan, ose të vonuarit syfirin.
- MUBAH: janë veprat të cilat nuk janë urdhëruar të punohen, por as nuk janë të ndaluara të punohen; njeriu është i lirë t’i punojë apo mos t’i punojë, p.sh. llojin e ushqimit që e preferon për të ngrënë, apo sjelljet e lira me kushtë që të mos u pengojmë të tjerëve.
- HARAM: është çdo vepër që rreptësisht e ndaloi All-llahu xh.sh., p.sh. alkoholi, ngrënia e mishit të derrit, dhe të gjitha veprat e shëmtuara.
- MEKRUH: janë ato vepra që nuk është mirë të punohen, por që nuk janë të ndaluara rreptësisht. Mekruhi ndahet në dy lloje : Mekruh-tahrimen dhe Mekruh-tenzihen.
-
- MEKRUH TAHRIMEN: janë veprat të cilat janë të ndaluara të punohen, por jo rreptësisht. Këto vepra janë afër haramit. P.sh. veshja e rrobave të mëndafshit dhe e arit për burrat. Duhet ditur se në këtë lloj të mekruhit hyjnë edhe lënia e vaxhibit.
- MEKRUH TENZIHEN: janë veprat të cilat nuk janë të pëlqyera të punohen, që nuk janë aq të shëmtuara. P.sh. lënia e sunnetit të iqindisë. Në këtë lloj të mekruhit hyjnë edhe lënia e sunneteve gajri-muekkede.
- MUFSID: janë ato vepra të cilat i prishin aktet fetare.
Udhëzim: Nga All-llahu i Madhërueshëm do ta fitojmë shpërblimin (thevabin) poqëse i zbatojmë urdhërat dhe obligimet e Tij si dhe me jetësimin e këshillave e porosive të Pejgamberit a.s. Për moskryerjen e urdhërave të All-llahut xh.sh. dhe për bërjen e veprave të shumtuara (të këqija), do ta meritojmë dënimin e All-llahut xh.sh.(ikabin). Për kryerjen e veprave që janë mekruh, mund të kemi qortim, e për disa mekruhe mund të marrim edhe dënim të lehtë nga All-llahu i Mëshirshëm. Kryerja dhe zbatimi i urdhërave të All-llahut xh.sh. njerëzimit i sjell dobi dhe harmoni, ndërsa kryerja e veprave të ndaluara njerëzimit i sjellin dëme e fatkeqësi në këtë jetë po ashtu në jetën tjetër.