A lexohet telkin pas të vdekurit?
Profeti nuk kthehej menjëherë pas varrosjes së të vdekurit, qëndronte pak në krye të varrit dhe u thoshte kështu përcjellësve: “Kërkojini Allahut që ta falë dhe t’i japë qetësi vëllait tuaj. Ai tani po merret në pyetje!”
a rivajete të dobëta në lidhje me telkinin të cilat i atribuohen Profetit. Po deshi Allahu, telkini jep dobi. Në fakt, pasi të vdesë, njeriu del jashtë kuadrit të propozimit besimor-fetar. Prandaj, ky telkin i duhet bërë personit sa është ende gjallë, sepse lidhja e fjalës dhe e konsideratës së fundit me teuhidin, është me shumë rëndësi. Përsa i përket vendit që ka në Kuran dhe Sunet, telkini i bërë mbi varr nuk është mjaft bindës.
Sipas shumicës së dijetarëve, në çastet e agonisë duhet kënduar surja Jasin që njeriut t’i hapen dyert e meditimit dhe ta dijë se Allahu është autoriteti që duhet adhuruar dhe pas të cilit duhet lidhur shpresë. Megjithëkëtë, edhe në këndimin e Jasinit pas të vdekurit dhe në dhurimin e mirësisë së këtij këndimi s’duhet të ketë ndonjë të keqe.
Marre nga: http://islami.al/ilmihali/namazi-i-te-vdekurit/