Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

Hallalli – Harami

A lejohet të bëhet gibet (thashethëme) ndaj jobesimtarëve?

Estimated reading: 3 minutes 201 views

Gibeti ndaj jobesimtareve eshte prej gjynaheve te medha prandaj eshte e rendesishme te kuptojme se a vlen e njejta edhe per gibetin ndaj jobesimtareve.

Gibeti ndaj personit apo veprave te tij

Gibeti ndaj jomuslimaneve mund te behet vetem nëse arrijmë të bëjmë ndarjen mes personit për të cilin flasim dhe veprimeve të tij. Pra të mos bëhet gibet për personin pasi që ai është krijesa më e përsosur e krijuar nga Allahu. Ndërsa është e lejuar që të bëhet gibeti i veprimeve të këqija të mosbesimtarit me qëllim që të synohet largimi nga mosbesimi dhe veprat e këqija.

Argumentet se nuk ka asnjë të keqe në përgojimin e veprimeve të jobesimtarit atëherë kur qëllimi është sqarimi i gabimeve dhe të metave në besimin dhe veprimet e jobesimtarëve e nuk synohet përgojimi i personit konkret, i gjejmë tëk fetvatë e Imam Gazaliut.

Gibeti ndaj jobesimtareve te cilet jetojne nen qeverisjen e muslimaneve

Të gjitha të drejtat e jobesimtarëve të cilëet jetojne nën qeverisjen e muslimanëve, janë të  garantuara në Islam ashtu sic janë të garantuara të drejtat e muslimanëve. Drejtësia e lartë Islame e ndalon gibetin ndaj këtyre personave të cilët janë marrë nën administrimin e muslimanëve dhe nuk lejon dëmtimin e garancisë të dhënë atyre.

Gibeti ndaj një jomuslimani I cili jeton nën administrimin e muslimanëve është mekruh (jo e pëlqyer). Sipas Reddul Muhtar I cili është njëri nga burimet më të rëndësishme të fikhut hanefi, gibeti përkufizohet si vijon: “Gibeti është të folurit pas shpine e një mangësie dhe gabimi të një muslimani apo jomuslimani i cili është nën administrimin e muslimanëve (jahudi apo i krishter). Ndërsa nuk bëhet fjalë për gibet kur flitet për mangësitë dhe të metat e jomuslimanëve të cilët nuk jetojnë nën administrimin e muslimanëve dhe për personat të cilët kryejnë gjynahe haptazi dhe nxjerrin gjëra të reja në fe.

Ashtu sic kuptohet nga dispozita e lartcekur, nuk ka ndonjë ndalesë në gibetin ndaj jomuslimanëve të cilët nuk janë nën administrimin e muslimanëve. Megjitatë, kur nuk është e nevojshme nuk duhet që të ndotim gojën tonë duke bërë gibet ndaj jobesimtarëve. Vecanërisht nëse bëhet fjalë për fqinjët tonë me të cilët jetojmë në një lagje apo më personat të cilët kemi raporte pune, nuk duhet që të flasim pas shpinës së tyre (të bëjmë gibet për ta) sepse kjo do të ftohte raportet mes neve dhe do të nxiste në urrejtje ndaj nesh. Gjuha, mendimet dhe veprimet tona duhet të jenë shembull për ta.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A lejohet të bëhet gibet (thashethëme) ndaj jobesimtarëve?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA