A lejohet përdorimi i barnave me kapsula të bëra nga xhelatina?
Xhelatina është aditiv që prodhohet nga lëkura, eshtrat, kërca dhe indet e tjera lidhëse të pasura me kolagjen te kafshët si derrat (porcine) dhe gjedhët (bovine).
Xhelatina është një substancë që përfshihet në shumë ushqime, si ëmbëlsirat dhe ushqimet për fëmijë, si dhe në prodhimin e kosit, djathit, akullores, petullave, pijeve, lëngjeve dhe disa ushqimeve të gatshme në formë pluhuri (xhele dhe pudinga), disa lloje jogurti, çamçakëz dhe karamele gome. Përdoret gjithashtu në prodhimin e ilaçeve, të tilla si kapsula. Përdoret në prodhimin e pastave të dhëmbëve, kremrave dhe kremrave, si dhe në prodhimin e supozitorëve dhe pesarëve.
- Meqenëse xhelatina e përfituar nga gjedhët të prerë sipas mënyrës hallall është hallall, shtimi i saj në produkte nuk është i dëmshëm.
- Dhe meqenëse mishi i derrit është nexhis (e papastër), kur xhelatina e përfituar prej tij përdoret në produkte, nuk lejohet përdorimi i atij produkti.
Ka edhe detaje të qështjes që janë të hapura për diskutim.
Nëse, pas prodhimit dhe trajtimit të indeve nga kafsha, xhelatina është shndërruar në një substancë tjetër që ndryshon për nga karakteristikat e saj nga lënda e papastër nga e cila është nxjerrë, atëherë nuk ka asgjë të keqe të hahet apo të përdoret.
Mirëpo nëse nuk është ndryshuar plotësisht dhe ende ruan disa nga karakteristikat e lëndës së papastër nga e cila është marrë, atëherë nuk lejohet të konsumohet në asnjë rrethanë, sepse është pjesë e derrit apo e lëndës së papastër.
Duke iu referuar konstatimeve të ekpertëve në lidhje me këtë çështje, disa prej tyre thonë se transformimi në rastin e xhelatinës është e plotë, e të tjerë thonë se nuk është kështu.
Dhe Allahu e di më së miri.
Perkthyer nga:
https://sorularlaislamiyet.com/jelatinle-yapilan-kapsullu-ilaclari-kullanmak-caiz-mi-saclarim-cok-dokuluyor-ve-sacimin-ustu-kel
https://islamqa.info/en/answers/219137/is-gelatin-halal