Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Hallalli – Harami

A lejohet mbajtja e peshkut në akuarium?

Estimated reading: 2 minutes 182 views

Po, lejohet mbajtja e peshkut në akuarium, derisa tregohet kujdes për ushqimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Pra, duhet të kemi njohuri të mjaftueshme të mos i dëmtojmë ato.

Islami ndalon dëmtimin. Mëshira duhet të dominojë të gjitha aspektet e jetës.

Ka shumë hadithe që shprehin nevojën për t’u kujdesur për kafshët, dhe nuk u shkaktojnë atyre dëm, për shembull, në një hadith fisnik, na bëhet e ditur se një grua ka merituar dënimin e Xhehenemit për shkak se ka lënë të ngordhë urie një mace (Buhari, Enbija, 54). Sigurisht që edhe e kundërta e kësaj është e mundur. Pra, një mirësi që ne e konsiderojmë të vogël, mund të bëhet shkak që ne të fitojmë kënaqësinë dhe mëshirën e Allahut. Lidhur me këtë, i Dërguari i Allahut s.a.v. tregon:
“Kohë më parë, një njeri kishte pasur etje gjatë udhëtimit. Ai kishte gjetur një pus, kishte zbritur poshtë, kishte pirë ujë dhe kishte dalë. Por ç’të shihte! Një qen po merrte frymë me gjuhën e nxjerrë një pëllëmbë jashtë, dhe prej etjes së madhe po lëpinte dheun e lagësht. Njeriun e kishte brejtur ndërgjegjja dhe kishte thënë me vete: «Këtë qen e paska marrë etja njësoj si mua!». Pastaj,kishte zbritur menjëherë në pus, kishte mbushur këpucën me ujë dhe duke e mbajtur me gojë, ishte ngjitur lart dhe i kishte shuar etjen qenit. Allahu i Madhëruar, ishte kënaqur prej veprimit të tij dhe ia kishte falur gjynahet.” Sahabët, me habi të madhe pyetën:
«O i Dërguar i Allahut! A do të kemi sevape edhe prej kafshëve?» Profeti s.a.v. iu tha:

“Për çdo gjallesë ka sevape.” (Buhari, Shurb, 9; Muslim, Selam, 153)

Pra, ne duhet të tregojmë mëshirë dhe dhembshuri ndaj të gjitha gjallesave. Ne gjithmonë duhet t’i trajtojmë kafshët me respekt dhe mirësi, të mos i dëmtojmë ato ose të shkaktojmë vuajtje të panevojshme.

Allahu di më së miri.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A lejohet mbajtja e peshkut në akuarium?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA