Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

Hallalli – Harami

A është e lejuar përdorimi i arit dhe argjendit nga meshkujt? Ari e argjendi si stoli në Islam

Estimated reading: 3 minutes 1254 views

Përdorimi i stolive të arit dhe argjendit

Përdorimi i arit dhe argjendit si mjet stolisjeje është xhaiz vetëm për femrat. Përdorimi i unazës prej floriri nga meshkujt sipas mendimit të përgjithshëm është haram. Femrat mund të përdorin sende zbukurimi prej ari dhe argjendi dhe mund të vishen me rroba prej mëndafshi me kusht që të mos shpenzohet më shumë se sa duhet, të mos shkaktojë mendjemadhësi tek ato, të mos ngacmojë dhe eksitojë seksin tjetër dhe të mos përdoret në vende dhe forma të papërshtatshme. Ndërsa meshkujt mund të përdorin vetëm unazë dhe rrip argjendi. Në lidhje me të qenurit haram të arit për meshkuj kemi shumë hadithe dëshirojmë të përmendim disa prej tyre.

“Ari dhe mëndafshi janë haram për meshkujt dhe hallall për femrat e umetit Tim”[9].

“Profeti e ndaloi përdorimin e unazës prej floriri”[10].

“Sipas transmetimit të Ebu Hurejres r.a. një njeri erdhi tek Profeti e në gisht kishte një unazë floriri. Profeti këtij njeriu nuk i kushtoi rëndësi dhe ktheu fytyrën nga ana tjetër. Për këtë arsye ky person u ngrit menjëherë duke u larguar prej aty dhe pak më vonë erdhi me një unazë prej hekuri në gisht. Profeti nuk u kënaq. Personi përsëri u largua. Pak më vonë ky njeri erdhi me unazë argjendi në gisht. I Dërguari i Zotit paqja qoftë mbi të kur e pa atë me unazë argjendi në gisht u gëzua dhe e priti këndshëm.”[11]

Përdorimi i arit dhe argjendit

Dijetarët ngrënien dhe pirjen në enë prej ari dhe argjendi në mënyrë unanime e konsiderojnë haram.

Ari dhe argjendi i përdorur jo për stoli, i përdorur për demonstrim dhe pa kriter si plaçkë dore apo shtëpie, është haram si për femrën dhe për mashkullin. Profeti këtë çështje në hadithe të ndryshme e ka cituar. “Mos pini asgjë nga enët e bëra prej ari dhe argjendi dhe mos hani asgjë në këto dy lloj enësh. Sepse këto enë në dynja janë për idhujtarët në ahiret janë për ju”[12]. Profeti paqja qoftë mbi të ndaloi për ne ngrënien dhe pirjen në enë prej ari dhe argjendi, veshjen me mëndafsh dhe uljen përmbi mëndafsh”[13]. Në medhhebin Hanefi, zbukurimin e xhamive në kuptimin e respektit ndaj tyre me dru dhe larje ari nuk e quajnë të ndaluar. Megjithatë, shpenzimin e parasë jo në këto lloj gjërash por në dobi të të varfërve, e kanë konsdideruar si diçka më të virtytshme.

[9] Buhari Libas 30

[10] Buhari Libas 45

[11] Tahavi, Meanij El-Asar 2/351

[12] Muslim Libas 1

[13] Muslim, Libas 27

Marre nga: http://islami.al/ilmihali/veshja/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A është e lejuar përdorimi i arit dhe argjendit nga meshkujt? Ari e argjendi si stoli në Islam

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA