Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Si duhet të jetë prerja e kafshës sipas rregullave të Islamit? Duhet hequr e tërë koka, apo mjafton vetëm fyti dhe dy damarët?

Estimated reading: 4 minutes 191 views

Detajet e pyetjes ne origjinal:

Me intereson te dij se a lejohet qe kurbani kur te therret ti hiqet tere koka, apo mjafton ti prehet vetem fyti dhe dy damaret anesor. Nga praktika qe kam pasur me therrjen e kurbanit ka praktikuar menyren e dyte. ju lutem me jepni sqarime se si eshte me lehte per kurbanin. ju faleminderit

Pergjigje:

Mishi i kafshës që hahet duhet të pritet sipas rregullave të fesë, domethënë prerja e rrugës së frymëmarrjes, prerja e kanalit të ushqimit dhe arteriet e qafës, që janë dy damarët e gjakut në qafë. Në këtë mënyrë mundësohet rrjedhja e gjakut të kafshës. Po qe se i këputet qafa e tëra, i shtrëngohet fyti qafës apo mbytet në forma të tjera, kjo nuk quhet therje e përshtatshme. Sepse në këtë mënyrë gjaku ngelet në trup dhe mpikset. Në damarët e kafshës lëvizin në formë të lëngshme një numër i madh mikrobesh dhe parazitësh. Rrjedhja e gjakut gjatë prerjes së kafshës mundëson nxjerrjen jashtë të gjërave të dëmshme si mikrobet, parazitet etj. Si pasojë e ngordhjes vetvetiu të kafshës dhe jo si pasojë e prerjes së saj; nga mosrrjedhja e gjakut, mikrobet, parazitët etj, ngelen në trup, shtohen me shpejtësi dhe mishi kthehet në një vatër mikrobesh, pra për këtë arsye quhet ngordhësirë. Kafshët që japin shpirt pa ndonjë ndërhyrje, në përgjithësi ngordhin si pasojë e dobësisë së tepërt, nga helmimi apo nga sëmundjet mikrobike, ngrënia e tyre mund të sjell rreziqe nga ana shëndetësore. Nga ana tjetër kur njerëzit nuk ushqehen me to, zogjtë dhe kafshët e tjera kanë mundësi të gjejnë ushqim për të jetuar. Në të vërtetë ngordhësirat janë ushqime të natyrshme për kafshët e tjera. Ashtu siç citohet edhe në Kuran (Maide 5/3), edhe këto kafshë bëjnë pjesë në grupin e ngordhësirave, të mbyturat pa u prerë, të mbyturat si pasojë e goditjes së tyre me shkop apo diçka tjetër në ndonjë vend të caktuar, kafshët që bien nga një vend i lartë dhe që ngordhin si pasojë e saj, kafshët që ngordhin si pasojë e goditjes nga një kafshë tjetër me brirë, kokë apo shkelm, kafshët që ngordhin si pasojë e sulmit dhe copëtimit të tyre nga kafshët grabitqare. Megjithatë, në rastet e sipërpërmendura, po qe se arrihet në momentin kur kafsha është ende e gjallë dhe pritet me bismil’lah, nuk është më i pistë, mishi i tij është i pastër dhe mund të hahet. Në rastet kur kafshët ngordhin vetvetiu si ato që jetojnë në tokë, po ashtu edhe ato që ngordhin në ujë konsiderohen ngordhësirë. Qëllimi i të bërit haram të të ngordhurave, është mosngrënia e tyre. Por mund të përfitohet prej brirëve, kockave dhe leshit të tyre. Ndërsa për të përfituar prej lëkurës së ngordhësirave duhet qe ajo të përpunohet, sepse Profeti paqja qoftë mbi të ynë thotë: “Lëkura bëhet e pastër në sajë të përpunimit”[1]

Në këto raste përjashtohet lëkura e derrit. Lëkura e derrit nuk pastrohet me anë të përpunimit, organi apo pjesa e këputur nga trupi i një kafshe të gjallë dhe që i hahet mishi, pranohet për ngordhësirë. Ndërsa organi apo pjesa e këputur nga trupi i kafshës që i hahet mishi pasi ajo të jetë prerë sipas rregullave nuk numërohet ngordhësirë por të hash një pjesë të tillë është mekruh.

Gjaku i rrjedhur

Gjaku që rrjedh është bërë haram (En’am 6/145). Kur kafshët priten shumica e gjakut të tyre rrjedh jashtë, ndërsa një pjesë e vogël mbetet në damarët e hollë. Njëri nga urtësitë e të bërit haram ngrënies së gjakut, ashtu siç theksuam dhe më sipër, bashkë me gjakun që rrjedh, janë edhe mikrobet dhe parazitët që dalin jashtë. Ky gjak që del jashtë është haram të hahet apo të pihet. Atëherë meqë një gjë e tillë është e pistë, për një njeri që nuk e ka humbur natyrshmërinë e tij është e neveritshme për të, ngrënia apo pirja e gjakut. Gjaku i mbetur në damarët e hollë, në shpretkë dhe mushkëri ngaqë nuk pranohet se ka rrjedhur jashtë mishit, është mubah të hahet me mish dhe kokën apo këmbët e kafshës së therur.

Burimi

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si duhet të jetë prerja e kafshës sipas rregullave të Islamit? Duhet hequr e tërë koka, apo mjafton vetëm fyti dhe dy damarët?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA