Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Si bëhet lutje për ankthin, shqetësimet e problemet? Lutja për qetësim

Estimated reading: 4 minutes 793 views

Nuk ka zot tjetër veç Allahut që është Adhim (madhështor) dhe Halim (i butë), nuk ka zot tjetër veç Allahut që është Zoti i Arshit të Madh!

Nuk ka zot tjetër veç Allahut që është Zoti i qiejve, i tokës dhe i Arshit Bujar!

Nuk ka zot tjetër veç Allahut që është Halim (i butë) dhe Kerim (bujar)!

Nuk ka zot tjetër veç Allahut, Zotit të Arshit të Madh!

Nuk ka zot tjetër veç Allahut, Zotit të qiejve, tokës dhe Arshit të Madh!

Allahu na mjafton neve, ç’dorëzanës i mirë që është Ai! Ne iu dorëzuam Allahut!

Nuk ka zot tjetër veç Allahut që është Halim (i butë) dhe Kerim (bujar)! E madhëroj Allahun, Zotin e Arshit të Madh dhe të shtatë qiejve!

Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu, Zoti i botëve! Allahu im, mbështetem tek Ti nga e keqja e robve të Tu! Allahu na mjafton neve! Ç’dorëzanës i mirë është Ai! Allahu më mjafton mua! Ç’dorëzanës i mirë është Ai!

O Allah! Allahu është Zoti im, unë nuk ia bëj asgjë ortak dhe shok Atij! O Allah! Allahu është Zoti im, unë nuk ia bëj asgjë ortak dhe shok Atij! O Allah! Allahu është Zoti im, unë nuk ia bëj asgjë ortak dhe shok Atij!

Iu dorëzova Allahut që është Hajj, i gjallë e i pavdekshëm!

Lavdëruar dhe falenderuar qoftë Allahu që s’ka fëmijë, që s’ka ortak në sundim, që kurrë nuk bie në dobësi dhe që, prandaj, nuk ka asnjë lloj ndihmësi! Bëji tekbir Atij ashtu siç duhet!

Allahu im, shpresoj në mëshirën Tënde; sa të hap e mbyll sytë, mos më lër vetëm për vetëm me veten time dhe m’i rregullo (m’i vër në rrugë) të gjitha punët! Nuk ka zot tjetër veç Teje! O Hajj (i gjallë i pavdekshëm), o Kajjum (në këmbë dhe vetekzistent), të lutem të më ndihmosh me anë të mëshirës Tënde! Lutjen e mësipërme personi e përsërit shumë herë në sexhde dhe pastaj thotë kështu:

O Hajj, o Kajjum, nuk ka zot tjetër veç Teje! Unë të madhëroj Ty; pa dyshim, unë u bëra ndër mizorët!

Allahu im, unë jam robi Yt, unë jam biri i një mashkulli dhe femre ndër robtë e Tu dhe qënia ime është në dorën e fuqisë Tënde! Vendimi Yt mbi mua është në veprim, gjithashtu, fati që ke përcaktuar për mua është i përcaktuar me drejtësi! Për hir të çdo emrit Tënd që e ke vënë vetë, që e ke shkruar në Librin Tënd që e ke zbritur, që ia mësove njërit prej krijesave të Tua ose që ia caktove Vetes në dijen Tënde të fshehtë pa ia bërë të ditur kujt!..

Të lutem të ma bësh Kur’anin pranverën e zemrës sime, dritën e syve të mi, lehtësuesin e shqetësimit, hidhërimit dhe dëshpërimit! Fuqia dhe forca janë vetëm në dorë të Allahut! (Personi bën shumë pendesë)

Lutje per gjendjen e veshtire

Personi që i bie ndonjë e keqe në kokë, pret ezanin, përsërit thëniet e muezinit dhe pastaj lutet kështu: “O Ti, Allahu im, që je Zoti i kësaj ftese të vërtetë të pranuar, na jep mundësi të jetojmë sipas kësaj ftese të vërtetë dhe Fjalës së Dëshmisë dhe, po kështu, na e merr jetën dhe na ringjall! Bëna ne ndër të dobishmit e atyre që i përgjigjen kësaj ftese edhe të gjallë, edhe të vdekur!”

Lutje ne çastin e fatkeqesise

Ne jemi të Allahut dhe do të kthehemi tek Ai! Allahu im, mirësinë e kësaj fatkeqësie e shpresoj prej Teje, prandaj shpërblemë mua dhe në vend të kësaj më dhuro më të mirën, më të mbarën e më të dobishmen!

Ose thotë kështu: “Ne jemi të Allahut dhe do të kthehemi tek Ai! Allahu im, jepmë mua në këtë fatkeqësi shpërblim e mirësi dhe pastaj më dhuro më të mirën prej kësaj!

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si bëhet lutje për ankthin, shqetësimet e problemet? Lutja për qetësim

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA