Si behet lutje kunder frikes?

Votoni kete shkrim

Lutje kur personi frikesohet nga ndonje sundimtar ose mizor (njeri qe i ben keq ose padrejtesi)

Allahu është më i madhi, Allahu është më i madhi! Allahu është epror ndaj të gjitha krijesave! Allahu është më i vlefshëm se gjërat nga të cilat unë kam frikë ose druhem! Mbështetem te Allahu veç të cilit nuk ka zot tjetër dhe që nuk e lejon qiellin të bjerë mbi tokë pa lejen e Tij, nga e keqja e filan personi, nga e keqja e ushtrive, ndjekësve dhe përkrahësve të tij, nga e keqja e xhindve dhe njerëzve! Allahu im, bëhu mbrojtësi im nga e keqja e tyre! Ti je më i lartë se çdo lavdërim dhe lartësim! Kush strehohet tek Ti është i vyer. Nuk ka zot tjetër veç Teje! (3 herë)

Allahu im, mbështetem tek Ti nga teprimi dhe padrejtësia e ndonjërit prej tyre ndaj meje!

Allahu im që je Zoti i Arshit të Madh dhe i shtatë qiejve, bëhu mbrojtësi, miku dhe ndihmësi im! 3. Allahu im që je Zoti i Xhebrailit, Mikailit dhe Israfilit, i Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakut, më jep shëndet e kënaqësi dhe mos ma lësho në qafë asnjë prej krijesave, ndaj të cilave nuk kam fuqi t’i përballoj! Jam i kënaqur me Allahun si Zot, me Islamin si fe, me Hz. Muhammedin (sav) si profet dhe me Kur’anin si gjykatës dhe imam!

Lutje kur personi frikesohet nga shejtani dhe gjerat e tjera te ngjashme

O Mëshirues, mbështetem te Fjala e plotë dhe pamja bujare e Allahut që është i patejkalueshëm as nga i miri e as nga i keqi, nga e keqja e gjërave që Ai i krijoi, i përhapi në çdo anë si produkte dhe që i nxori në shesh pa të meta, nga e keqja e gjërave që ngjiten në qiell dhe zbresin prej atje, nga e keqja e gjërave që Allahu i krijoi në tokë dhe që dalin nga toka, nga intrigat e natës dhe ditës, nga e keqja e ngjarjeve që shfaqen, me përjashtim të atyre që vijnë me të mirë!

Lutje ne çastin e frikes

Mbështetem te e gjithë Fjala e Allahut nga zemërimi dhe ndëshkimi i Allahut, nga e keqja e robve të Tij, nga dyshimet dhe lëkundjet e shejtanit dhe nga prania e tij pranë meje!

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.