Cilat jane llojet e Kurbanit? Vaxhip, nafile, premtimit dhe akika

Kurbani ndahet në dy lloje:

a) KURBANI VAXHIP

1. Kurbani Që Theret Gjatë Bajramit Të Kurbanit

Kur thuhet kurban përgjithësisht nënkuptohet kafsha e therur gjatë Bajramit të kurbanit. Sipas hanefive personat të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara nga ana fetare e kanë vaxhip (detyrim) të therin kurban.

Në Kuran Allahu i drejtohet kështu Profetit (s.a.s): “Fal namaz për Zotin tënd dhe ther kurban” (Keuther/ 2). Sipas mendimit Hanefi; diçka që është vaxhip për Profetin (s.a.s) dhe nuk ka asnjë argument që vërteton të kundërtën, përfshin edhe të gjithë umetin, d.m.th. edhe ata e kanë vaxhip të therin kurban. Sepse Profeti (s.a.s) është udhërrëfyes për umetin e tij.

Gjithashtu Profeti i Nderuar (a.s) ka kërcënuar personat që kanë mundësi të therin kurban por nuk e bëjnë atë në këtë mënyrë: “Ai që ka mundësi të therë kurban dhe nuk e bën këtë, të mos i afrohet faltores tonë.”

Personat që e kanë të detyruar therjen e kurbanit

  1. Të jetë mysliman
  2. Të jetë me mendje dhe të jetë adult
  3. Të mos jetë udhëtar
  4. Të zotërojë mundësi financiare

 2. Kurbani Premtimit

Është rasti kur një person vendos që të therë një kafshë për hir të Zotit pa e patur detyrim në momentin që ka arritur një qëllim ose ka shpëtuar nga diçka e keqe. Ky lloj kurbani nuk është detyrim por personi që e ka vendosur ta kryejë atë i kthehet në vaxhip (detyrim) therja e kurbanit.

3. Kurbani Që Ther Personi Që Kryen Haxhi Kiran dhe Haxhi Temettu

b) KURBANI NAFILE

Në këtë kategori hyjnë llojet e kurbanit që nuk janë vaxhip, si kurbani akika dhe kurbanet e tjera që theren jashtë bajramit të kurbanit.Kurbani Akika

1. Kurbani Akika

Quhet kurbani që theret në ditët e para të lindjes së një fëmije me qëllim shprehjen e falenderimit ndaj Zotit Krijues. Ky është një adhurim jo i detyrueshëm por është sunet. Profeti (s.a.s) ka therur nga një kurban akika për dy nipat e tij Hasanin dhe Hysenin dhe ka këshilluar umetin e tij që të therin kurban për fëmijët e tyre djem ose vajza.

2. Kurbani Që Ther Personi Që Kryen Haxhi Ifrat

 

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.