Cilat dua behen gjate haxhit? Lutjet e haxhit

Personi që shkon në haxh, këndon lutjet e personit që del në udhëtim.

Lutja kur hyn nen ihram

  1. Lebbejk, Allahu im, lebbejk! Ti nuk ke ortak! Lebbejk, lavdia dhe të mirat janë të Tuat, po ashtu dhe pasuria dhe pushteti! Ti nuk ke ortak!
  2. Lebbejk, lebbejk dhe sa’dejk! E mira është në dorën Tënde, interesimi dhe adhurimi janë për Ty! Lebbejk, lebbejk, o i Adhuruari i Vërtetë, Lebbejk!

Lutja e tavafit

Tavafi i Qabes fillon nga Guri i Zi. Personi që bën tavaf, mes dy shtyllave (ose dy pikave orientuese), domethënë, mes Ruknu Jemani dhe Gurit të Zi bën këtë lutje:

  1. Zoti ynë, jepna neve mirësi në këtë botë dhe në jetën tjetër dhe na mbro nga vuajtja e Xhehennemit! Mëshirën Tënde lusim, o më mëshiruesi i mëshiruesve!
  2. LUTJA E TAVAFIT: Allahu im, në të mirat që më favorizove, më bëj të ngopur e të kënaqur dhe më jep begati! Në vend të çdo gjëje që më humbet e shkon, më dhuro më të mirën dhe më të mbarën e saj!
  3. Nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Ai është një, nuk ka ortak e nuk ka shok! Pasuria dhe pushteti janë vetëm të Tij, lavdia dhe falenderimi janë të posaçëm vetëm për Të, Ai ka mundësi për çdo gjë!

Lutja pas tri sjelljeve te para

  1. Allahu im, haxhin bëma të pranueshëm, mëkatin, të falshëm dhe vajtje-ardhjen, të pëlqyeshme!

Lutja ne kater sjelljet e fundit

  1. Allahu im, më fal, më mëshiro, m’i fal mëkatet që m’i di; pa dyshim, Ti je Aziz (i shenjtë) dhe Kerim (bujar)!
  2. Allahu im, jepna neve mirësi në këtë botë dhe në jetën tjetër dhe me mëshirën Tënde na mbro nga vuajtja e Xhehennemit, o më mëshiruesi i mëshiruesve!
  3. Pastaj personi bën lutjet e tjera sipas dëshirës. Pas mbarimit të tavafit, fal dy rekatë namaz, kthehet në pikën e nisjes te Guri i Zi, e përshëndet atë dhe ngjitet në kodrën Safa dhe, duke u kthyer nga Kiblja, thotë “La ilahe il’lallahu vahdehu la sherike leh…”, bën tekbir dhe lutet kështu:
  4. Allahu im, me fenë Tënde, me bindjen ndaj Teje dhe ndaj të dërguarit Tënd (sav) na mbro ne dhe na largo prej harameve (gjërave të pabekuara e të ndaluara)!
  5. Allahu im, bëna ne nga ata që të duan Ty, që i duan engjëjt e Tu, të dërguarit e Tu, të zgjedhurit e Tu dhe robtë e Tu të mirë!
  6. Allahu im, bëna ne të dashur për Ty, për engjëjt e Tu, për të dërguarit e Tu, për të zgjedhurit e Tu dhe për robtë e Tu të mirë!
  7. Allahu im, drejtona ne te e lehta dhe largona nga vështirësitë! Falna në këtë botë dhe në jetën tjetër! Dhe bëna ne ndër të parët e robve të Tu të bindur e të kënaqur!
  8. Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është një! Ai nuk ka ortak e nuk ka shok! Pasuria, pushteti dhe lavdia janë të Tij! Ai ka mundësi për çdo gjë!
  9. Nuk ka zot tjetër veç Allahut, Ai është një! Ai e mbajti fjalën, e ndihmoi robin e Vet, ushtritë armike i shkatërroi! Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Edhe sikur të mos duan mohuesit (qafirët), feja është e Tij dhe ne i falemi vetëm Atij!
  10. Allahu im, na ke urdhëruar: “Lutmuni Mua që t’ju përgjigjem!” Pa dyshim, Ti nuk kthen nga fjala! Kërkoj prej Teje që, ashtu siç më drejtove te Islami, gjersa të ma marrësh shpirtin si musliman, të mos më largosh nga Islami!

Mes kodrave safa dhe merve

  1. Allahu im, më fal, më mëshiro se, sigurisht Ti je më i shenjti e më bujari!
  2. Allahu im, më fal, më mëshiro, m’i fal mëkatet se, sigurisht, Ti je më i shenjti e më bujari!
  3. Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë e në jetën tjetër dhe na mbro nga vuajtja e Xhehennemit!

Lutja e arafatit

Personi bën telbije dhe tekbir dhe pastaj lutet kështu:

  1. Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është një! Ai nuk ka ortak e nuk ka shok! Pasuria, pushteti dhe lavdia janë të Tij! Ai ka mundësi për çdo gjë!
  2. Allahu im, jepi dritë e bukuri zemrës sime, jepi dritë e bukuri veshit tim, jepi dritë e bukuri syrit tim!
  3. Allahu im, hapma gjoksin dhe lehtësoma punën. Mbështetem tek Ti nga lëkundjet e zemrës, nga rrëmuja e punëve dhe nga intriga e varrit!
  4. Allahu im, mbështetem tek Ti nga e keqja e atyre që ngrysen e gdhihen dhe nga e keqja që sjellin erërat!

Ne vakfe

  1. Allahu është më i madhi, lavdia dhe falenderimi janë të posaçëm vetëm për Të! Allahu është më i madhi, lavdia dhe falenderimi janë të posaçëm vetëm për Të! Allahu është më i madhi, lavdia dhe falenderimi janë të posaçëm vetëm për Të!
  2. Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është një! Ai nuk ka ortak e nuk ka shok! Pasuria, pushteti dhe lavdia janë të Tij!
  3. Allahu im, drejtomë në rrugën Tënde të drejtë, më pastro me anë të devocionit dhe falmë mua krye e fund në këtë botë e në jetën tjetër!
  4. Pastaj personi ul duart poshtë, hesht për një farë kohe dhe pastaj, duke i ngritur duart lart, lutet me këmbëngulje.

Ne mesh’ar-ul haram

  1. Personi thotë tekbir, tehlil, tevhid dhe telbije33 dhe vazhdon të qëndrojë aty (të bëjë vakfe) gjersa të zbardhë mirë.

Lutjet e xhemres

Në xhemret e tjera veç Akabes, personi bën lutjet që dëshiron. Kur e përfundon gjuajtjen me gurë, lutet kështu:

  1. Allahu im, bëma haxhin të pranueshëm dhe bëmi mëkatet të falshme!

Duke therrur Kurban

Telbije: Allahumme lebbejk… (Urdhëro, Zoti ynë; nën urdhrin Tënd, Zoti ynë…).

Tekbir: Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi).

Vakfe: gjatë haxhit, qëndrimi në Arafat.

Tekbir: Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi); tehlil dhe tevhid: La ilahe il’lallah (nuk ka zot tjetër veç Allahut); telbije: Lebbejk Allahumme, lebbejk (urdhëro, Allahu ynë, urdhëro). 34 Në haxh, goditja e shejtanit me gurë.

  1. Allahu im, pranoje këtë prej meje dhe prej ummetit (bashkësisë) të Muhammedit (Mëshira dhe paqja e Allahut qofshin mbi të dhe mbi ummetin e tij!)
  2. Allahu është më i madhi! (3 herë)
  3. Allahu im, kjo dhunti është prej Teje dhe përsëri tek Ti po kthehet! Bismil’lah (me emrin e Allahut)!

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.