Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

A lejohet ne islam sterilizimi i Maceve / kafshëve shtëpiake?

Estimated reading: 4 minutes 678 views

Detajet e pyetjes:

Kam nje Mace afersisht 12 muajshe, para 3 ditesh sapo i ka filluar cikli menstrual, dmth kerkon partner, dhe mjaullin thuajse gjithe kohen, edhe naten. Do doja ta sterilizoj, sepse nuk do i mbaja dot kotelet nese do vinte puna aty. Desha te di; A lejohet ne islam sterilizimi i Maceve ne nje situate te tille?

Përgjigje

Shkurtimisht:

1- Duhet të keni parasysh faktin që Islami ndalon dëmtimin e kafshëve. Mëshira duhet të dominojë të gjitha aspektet e jetës.

2- Asnjanësimi ose sterilizimi i kafshëve, megjithëse nuk inkurajohet në Islam, nuk është plotësisht i ndaluar.

Parandalimi i riprodhimit të maces suaj është parandalimi i një procesi natyror që Allahu ka krijuar në të. Padyshim që në Islam rregullat mbi kafshët nuk janë aq serioze sa në rastin e njerëzve, por kjo nuk do të thotë të shkelen të drejtat e tyre si krijesa të Allahut.

Ekziston një koment veçanërisht mbi sterilizimin e maceve: ‘Nëse sterilizimi i maces do të sjellë ndonjë përfitim ose do të shmangë ndonjë dëm, atëherë nuk ka të keqe të bëhet sterilizimi’ (el-Favaakih al-Dawaani, 2/346). Kafshët shtëpiake nuk jetojnë më “jetë neutrale në një mjedis natyror”. Sterilizimi mund t’i ndihmojë ata të përshtaten me rregullat e jetesës brenda dhe mund t’i lejojë ata të jetojnë jetë më të gjatë, më të shëndetshme dhe më të relaksuar si kafshë shtëpiake. Në rast të tillë, nëse vendoset për sterilizim ose asnjanësimin e kafshës – si me çdo operacion ose trajtim tjetër – operacioni duhet të bëhet me dhembshuri dhe kujdes. Nëse ky operacion do të shkaktojë dëm ose do të shkaktojë komplikime për mace, atëherë nuk është e konsiderohet e lejueshme. Ndalimi kundër shkaktimit të dëmit në Islam është i përgjithshëm dhe përfshin dëm si për njerëzit ashtu edhe për kafshët.

Ka shumë hadithe që shprehin nevojën për t’u kujdesur për kafshët, dhe nuk u shkaktojnë atyre dëm, për shembull, në një hadith fisnik, na bëhet e ditur se një grua ka merituar dënimin e Xhehenemit për shkak se ka lënë të ngordhë urie një mace (Buhari, Enbija, 54). Sigurisht që edhe e kundërta e kësaj është e mundur. Pra, një mirësi që ne e konsiderojmë të vogël, mund të bëhet shkak që ne të fitojmë kënaqësinë dhe mëshirën e Allahut. Lidhur me këtë, i Dërguari i Allahut s.a.v. tregon:
“Kohë më parë, një njeri kishte pasur etje gjatë udhëtimit. Ai kishte gjetur një pus, kishte zbritur poshtë, kishte pirë ujë dhe kishte dalë. Por ç’të shihte! Një qen po merrte frymë me gjuhën e nxjerrë një pëllëmbë jashtë, dhe prej etjes së madhe po lëpinte dheun e lagësht. Njeriun e kishte brejtur ndërgjegjja dhe kishte thënë me vete: «Këtë qen e paska marrë etja njësoj si mua!». Pastaj,kishte zbritur menjëherë në pus, kishte mbushur këpucën me ujë dhe duke e mbajtur me gojë, ishte ngjitur lart dhe i kishte shuar etjen qenit. Allahu i Madhëruar, ishte kënaqur prej veprimit të tij dhe ia kishte falur gjynahet.” Sahabët, me habi të madhe pyetën:
«O i Dërguar i Allahut! A do të kemi sevape edhe prej kafshëve?» Profeti s.a.v. iu tha:

“Për çdo gjallesë ka sevape.” (Buhari, Shurb, 9; Muslim, Selam, 153)

Pra, ne duhet të tregojmë mëshirë dhe dhembshuri ndaj të gjitha gjallesave. Ne gjithmonë duhet t’i trajtojmë kafshët me respekt dhe mirësi, të mos i dëmtojmë ato ose të shkaktojmë vuajtje të panevojshme.

Allahu di më së miri.

 

 

Referencat:

https://www.islamicity.org/qa/ZIR-AI/?by=ref&val=40265

https://kurul.diyanet.gov.tr/Cevap-Ara/1025/hayvanlarin-kisirlastirilmasi-caiz-midir-

Is Neutering or Sterilizing Animals Permissible?

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A lejohet ne islam sterilizimi i Maceve / kafshëve shtëpiake?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA