A duhet vendosur mbulesa (hixhabi) gjate leximit te Kuranit?

Në parim, nuk është e nevojshme që të vendoset mbulesa ne kokë ndërsa lexohet Kur’ani. Nuk ka asnjë urdhër që thotë se gruaja duhet të mbulojë kokën e saj gjatë leximit të Kuranit në një vend ku nuk ka burra të ndaluar për të.

Sidoqoftë, ta bësh këtë është një shenjë respekti. Allahu Teala thotë: “Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.”. (Kur’ani, 22:32)

Gjatë leximit të Kur’anit, duhet të kihet parasysh se personi eshte ne komunikim me All-llahun Teala, dhe kështu duhet të mundohet per etikë sa më të larte.  Praktika e mbulimit të kokës nga nderimi për leximin e materialit fetar është regjistruar nga te parët e devotshëm.

Burimi

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.