Të pakategorizuara
Cka do të thotë a.s, s.a.v, xh.xh, r.a, k.s, Allahu Ekber, Elhamdulillah, MashaAllah, InshaAllah etj. Kuptimet e shkurtesave Islame
Kuptimi në gjuhën shqipe i disa shkurtesave dhe fjalëve ditore është si në vijim:
- (xh.xh.), xhel-le xhelaluhu: Përdoret për të madhëruar Allahun. I takon vetëm Atij.
- Domethënia e “Teala” është “Madhështor”, “i Ngritur”, kurse “Azze ve Xhel” janë dy cilësi “Azze”, “i Plotfuqishëm” dhe ‘Xhel-le” do të thotë: “i Madhëruar” dhe “i Lartësuar”.
- Subhanallah: i pa të meta është All-llahu, është i lirë nga mangësitë. Ai është i përsosur dhe me atribute të përsosura.
- Elhamdulil-lah: Falënderimi i takon Allahut.
- Allahu Ekber: Allahu është më i madhi.
- (s.a.v.); Salallahu alejhi ue selam: Paqja dhe bekimet qofshin mbi Profetin tonë, është një lutje e veçantë për Profetin tonë.
- (a.s.); alejhis-selam: Paqja qoftë mbi të. Përdoret për profetët.
- (r.a.); radijallahu anh: Allahu qoftë i kënaqur me të. Thuhet për sahabët (shokët e Pejgamberit a.s.)
- (k.s.); kuddise sirruhu: Allahu e shenjtëroftë sekretin e tij. Përdoret për njerëzit e nivelit të lartë në fe.
- (r.h.); Rahmetullahi alejh: Allahu e mëshiroftë. Përdoret për besimtarët e vërtetë që kanë ndëruar jetë.
- InshaAllah: Nëse dëshiron Allahu. Shpreh një klauzolë me kusht.
- MashaAllah: atë që dëshiron Allahu. Përbëhet nga tre fjalë: “ma” që do të thotë “gjë”, “shae” që do të thotë “e dëshiroi, deshti” dhe emri Allah. Përdoret në gjuhën e popullit si një shprehje befasie dhe vlerësimi përballë bukurisë, mirësisë, bekimit dhe suksesit, dhe me dëshirën për mos ndikimin nga syri i keq (msyshi).
- Estagfirullah: O Allah, më fal! ose: Kërkoj falje nga Allahu.
- Es-selamu alejkum ua rahmatullah: Mëshira dhe paqja e Allahut qofshin mbi ju.
Dhe së fundmi:
Allahu Alem: Allahu din më së miri