Si bëhet lutje për të sëmurin? Duaja e shërimit
Lutje për personin e djegur
O Zoti i njerëzve! Hiqja dhimbjen dhe shqetësimin dhe jepi shërim sepse Ti je Shafi (shërues), tjetër shërues veç Teje s’ka!
Lutje për plaget dhe qelbëzimet
Personi që ka plagë dhe qelbëzim, vë në tokë gishtin tregues dhe pastaj e ngre duke thënë kështu: “Me emrin e Allahut, me lejen e Allahut, i sëmuri gjen shërim me këtë dhé e me këtë pështymë!”
Lutje në çastin kur personi ka pësuar dëm dhe është mërzitur nga jeta
Allahu im, mbamë gjallë për sa kohë që të gjallët tim është i dobishëm dhe merrma jetën atëherë kur vdekja ime është e dobishme!
Lutje në rastet e dhembjes së syve
Allahu im, më mundëso të përfitoj nga sytë e mi dhe jepu shëndet atyre gjersa të vdes! Tregomë si të marr shpagim ndaj armikut dhe më ndihmo kundër atij që më bën padrejtësi dhe mizori!
Lutje në raste ethesh
Me emrin e Allahut të madh! Mbështetemi te Allahu nga e keqja e damarit që s’i pritet gjaku dhe nga e keqja e nxehtësisë së zjarrit!
Lutje në raste dhimbjesh
Kur personit i dhemb një vend i caktuar i trupit, vë dorën aty dhe lutet kështu: “Me emrin e Allahut, me emrin e Allahut, me emrin e Allahut! Mbështetem në dinjitetin dhe fuqinë e Allahut nga e keqja e shqetësimit që ndjej në trup dhe nga frika e kësaj dhimbjeje!” (Kur e mbaron këtë lutje, e ngre gishtin, e ve prapë në vendin ku dhemb dhe e përsërit lutjen gjersa të plotësohen shtatë veprime të tilla.)
Lutje në vizitën e të sëmurit
Personi që e viziton të sëmurin, ia fërkon me dorën e djathtë vendin e sëmurë dhe thotë: “S’ka gjë, është krejt i pastër, inshaallah (në dashtë Zoti)!” (2 herë)
Me emrin e Allahut; me këtë dhé, me këtë pështymë, me lejen e Allahut, i sëmuri ynë gjen shërim!
Allahu im, Zoti i njerëzve, hiqja sëmundjen dhe jepi shërim! Ti je që jep shërim! S’ka shërim tjetër veç shërimit Tënd! Dhe jepi një shërim të tillë që të mos sëmuret më asnjëherë!
Po të këndoj dhe po të fryj ty me emrin e Allahut kundër çdo gjëje që të jep mundim ty, kundër të keqes së çdo gjallese ose kundër syrit të smirëziut! Allahu të dhëntë shërim! Me emrin e Allahut po të këndoj e po të fryj!
Me emrin e Allahut po të këndoj e po të fryj ty! Allahu të dhëntë shërim nga çdo dhimbje që ke nga e keqja e atyre që lidhin nyje dhe u fryjnë dhe nga e keqja e smirëziut që të ka sot smirë! (3 herë)
Allahu im, jepi shërim robit Tënd që ka vrarë një armik për Ty ose që ka shkuar në një varrim për Ty!
Allahu im, jepi shërim këtij, jepi shëndet!
O ti, filan, Allahu t’i dhëntë shërim shterpësisë, t’i faltë mëkatet dhe, gjersa të të vijë vdekja, t’i dhëntë shëndet trupit dhe besimit tënd!
Lutje të sëmurit që s’i ka ardhur ende vdekja
I lutem Allahut të Lartë, Zotit të Arshit të Lartë, që të të japë shërim! (7 herë)
Lutje në sëmundjen e vdekjes
Allahu im, zot tjetër veç Teje s’ka! Unë të madhëroj Ty! Pa dyshim, unë u bëra ndër mizorët! (40 herë)
Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Allahu është i madh! Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është një! Ai nuk ka ortak e nuk ka shok! Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Pasuria, pushteti dhe lavdia i përkasin Atij! Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Fuqia dhe forca janë në dorë të Allahut!
Lutja e personit në çastet e fundit
Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Pa dyshim, vdekja është e dhimbshme dhe e mundimshme! Allahu im, falmë mua, më mëshiro dhe më jep mundësi të takohem me Mikun e Madh!
Allahu im, më ndihmo ndaj dhimbjeve dhe mundimeve të vdekjes!
Telkin (sugjerim) për atë që po jep shpirt
Personi që ndodhet pranë atij që po jep shpirt, thotë: “La ilahe il’lallah” (Nuk ka zot tjetër veç Allahut)!