Si është edukata e pirjes së ujit? A është mëkat të pijmë ujë në këmbë? Pse Pejgamberi a.s. ka thënë që uji të pihet ulur?
Gjatë pirjes së ujit duhet të kthehesh ne drejtim te Kibles (nëse është e mundur), të thuash besmelen, dhe gota që pini duhet të jetë në dorë të djathtë . Ashtu si në të gjitha çështjet, nuk duhet të lëvizim kur pijm ujë, duhet munduar qe te mos jetë uji as shume i nxehtë por nuk duhet të jetë as edhe i ftohte.
Pejgamberi (savs) herë pas here në këmbë pinte ujë dhe donte të tregonte se nuk është gjynah për të pirë ujë në këmbë . Kështu, Mësuesi ynë kishte dhënë leje për të pirë ujë në këmbë.
Duke marrë parasysh së bashku tregimin mbi këtë temë, ujii në këmbë mund të pihet por është më e pershtatshme të pihet ulur.
Abbasi (r.a) ka thënë:
“I kam dhënë Pejgamberit (s.a.s) ujë zemzemi. Pastaj duke qëndruar në këmbë e piu.” (Buhari, Haxh 76, Eshribe 76; Muslim, Eshribe 117-119)
Ali r.a piu ujë në këmbë. Pastaj:
E kam parë Pejgamberi (s.a.s ) te pinte ujë ashtu siç jeni duke më parë mua duke pirë . (Buhari, Eshribe 16)
Ibn Omeri (r.a) ka thënë:
“Ne në kohën e Pejgamberit (s.a.s), hanim gjatë kohës që ishim duke ecur dhe pinim ujë në këmbë” (Tirmidhi, Eshribe 12)
Abdullah İbni Amr ka thënë:
” E pashë të Dërguarin e Allahut (s.a.s) duke pirë ujë kur ishte në këmbë dhe kur ishte ulur ” (Tirmidhi, Eshribe 12)
Sipas transmetimit të Enes( r.a) , I Dërguari i Allahut ka ndaluar pijen e ujit në këmbë tek një person. Râvi Katâde ka thënë: “Po të hahet në këmbë ? ” kemi pyetur. Enesi tha: “Kjo është edhe me keq .” (Muslimi, Eshribe 113. Shih edhe Tirmidhiu Eshribe 11).
Profeti (s.a.s) u shpreh: “Mos pini ujë në këmbë ” (Muslimi,Eshribe 112, 114)
Sipas transmetimit të Ebu Hurejres (r.a) i Dërguari i Allahut (s.a.s) ka thënë:
“Asnjë prej jush nuk duhet të pijë ujë në këmbë. “(Muslimi, Ashbi 116)
Kur merret parasysh në favor të ujit në këmbë dhe kundër tij , kuptohet se transmetimet e Profetit Muhamed (as) duke pirë në këmbë ujë të pijshëm janë më shumë se hadithet që deklarojnë se ndalon ujin në këmbë.
Imam Buhari :
Kjo do të thotë që Profeti ynë (s.a.s) nganjëher kishte pirë ujë në këmbë, për të treguar që nuk është e ndaluar.
Si rezultat mund të themi : Kur ka vend për tu ulur atëher le te ulemi por nëse jemi ne nje vend jo të pershtatshëm duhet te mundohemi të gjejmë vend.
1. Profetin Muhamed (s.a.s) disa shokë e panë që kishte pirë ujë në këmbë. Për këtë arsye, të pirit ujë në këmbë nuk është mëkat.
2. Profeti Muhammed (s.a.s) nuk e ndalon që të pijmë ujë në këmbë por është më e preferuar që të pimë ulur.