Si duhet të jetë mbulesa e femrës muslimane? Pjesët avret të gruas
Për një grua: me përjashtim të burrit të saj personat që janë mahrem për të dhe grave myslimane, pjesa per mbulese, avret, e saj është i gjithë trupi me përjashtim të fytyrës, duarve dhe këmbëve të saj. Këto parametra janë mendimet e përgjithshme sipas medhhebit Hanefi. Sipas medhhebeve të tjera edhe këmbët e gruas janë avret. Në medhhebin Hanefi është diskutuar nevoja apo jo e mbulimit të fytyrës së femrës dhe është parë e arsyeshme në ato raste kur ajo shkakton fitne. Përveç këtij këndvështrimi të përgjithshëm të medhhebit Hanefi, një ndër dijetarët më të rëndësishëm të këtij medhhebi, Ebu Bekir el Xhesas, ka mendimin se ajeti “O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre të kokës përreth trupit” (Ahzab 33/59), shpreh domosdoshmërinë që një femër e re, në prani të të huajve duhet të mbulojë fytyrën dhe të sillet me virtyt dhe të mos provokojë njerëzit. Për femrat, pjesa e trupit që është haram t’u tregohet personave që është haram për ta dhe femrave myslimane, ashtu si pjesa avret tek meshkujt “pjesa ndërmjet kërthizës dhe kupës së gjurit”është pjesa e barkut dhe e shpinës që është në rrafsh (drejtim) me pjesën e barkut.
Bashkëshortët mund të shikojnë dhe prekin njëri-tjetrin në ç’do pjesë të trupit. Megjithatë për të ruajtur rregullat e përgjithshme të moralit dhe respektin reciprok të bashkëshortëve, është sjellje e bukur mbulimi i zonave intime të avretit, veprim ky për të cilin Hz. Aishja (r.a.) ka thënë: “Ashtu siç nuk pashë unë asgjë nga Profeti, edhe ai nuk pa asgjë nga unë.”[1] Një kusht i rëndësishëm në lidhje me të mbuluarit e trupit është që rrobat të mos jenë të ngushta saqë të tregojnë formën e trupit, të mos jenë aq të holla dhe të tejdukshme sa të tregojnë ngjyrën e lëkurës së trupit. Profeti paqja qoftë mbi të i ka thënë motrës së Aishes, Esmasë r.a. e cila kishte veshur një rrobë të hollë: “Oj Esma! Gratë që kanë hyrë në moshën madhore përveç kësaj dhe kësaj – duke i bërë me shenjë fytyrës dhe duarve- nuk duhet t’i shihet vend tjetër nga trupi i saj”[2].
Në fenë tonë mbrojtja e nderit dhe e dinjitetit të gruas dhe burrit mysliman është baza themelore. Edhe mbulimi është ana më e rëndësishme e virtytit. Për këtë arsye femrat dhe meshkujt për të mos i hapur rrugë ngatërresave dhe dyshimeve, për të mos provokuar gjininë tjetër, për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin dhe për ta bërë më të këndshëm fenë islame tek njerëzit, duhet të vishen në formën dhe mënyrën e duhur.
Në ajetet[3] dhe hadithet[4] që flasin për të mbuluarit, nuk bëhet fjalë për ndonjë kusht modeli apo forme në të mbuluarit e trupit. Me kusht që t’i përshtatet masave të dhëna dhe në përshtatje me ambientin ku jeton, si femrat ashtu edhe meshkujt mund të vishen sipas dëshirës.
Vendet e avretit ashtu siç mbulohen kur jemi në prani të njerëzve dhe kur falim namaz, po ashtu duhet të mbulohen edhe kur jemi vetëm dhe në një vend të izoluar. Në lidhje me këtë çështje Profeti paqja qoftë mbi të ka thënë: “Allahu ka të drejtë më shumë se kushdo tjetër që njerëzit të kenë turp prej Tij”[5]. Për rrjedhojë, gjatë kohës që bëjmë banjë, mbulimi sa më shumë i vendit të avretit me peshqir është një veprim i duhur për nga ana e moralit dhe turpit. Përveç rasteve të domosdoshme është haram shikimi i vendeve avret.
Rast i domosdoshëm apo i jashtëzakonshëm quhet, atëherë kur si pasojë e një problemi shëndetësor persona si mjeku, infermierja dhe mamia mund të shohin vetëm atë pjesë që janë të detyruar për të parë.