Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Hallalli – Harami

Cka nëse nuk themi bismillah kur të premë një kafshe? A konsiderohet haram vetëm se kemi harruar të themi bismillah?

Estimated reading: 3 minutes 427 views

Detajet e pyetjes ne origjinal:

Kalon nje ajet ne suren Maide se çdo kafshë që eshte e lejuar te hahet nga njerzit duhet te prehet ne emer te Zotit (me Bismilah) qe te konsiderohet hallall. Psh ne Kosove e Shqiperi jemi shumice muslimane por ende neper shum lokale apo kasaphane nuk e dime a eshte mishi hallall dhe gjithmone i pyes se a eshte apo jo. Shqiptaret e kemi tradite qe te themi bismilah kur te preme nje kafshe por qka nese nuk themi bismilah kur te preme nje kafsh? Tash a konsiderohet haram vetem se kemi harruar te themi bismilah? Poashtu, fabrikat e medha ne Kosove e Shqiperi te mishit te lopes dhe pules, prene me qindra ndoshta edhe mijera lope apo pule ne dite per shkak se popullsia rriter qdohere e meshume dhe ata nuk kan llogari te e marrin nje kasap per qdo kafshe dhe te thone bismilah per secilen dhe kshtu qe i prene me maqina te ndryshme per ta perfunduar me shpejte per shkak te numrit te madh te kafsheve, tash qfar mund te themi per kete? Halal apo haram? Per fund, per mergimtaret qe jetojne jasht vendit, ne shtetet e jashtme ka lokale, restaurante edhe shitore te ndryshme te katolikeve, çifuteve edhe feve tjera. A lejohet me ngrene mishin qe e prejne ata edhe pse katolikt dhe çifut e kemi Zotin e njejte po thjesht kemi dallime te ndryshme ne fe, por a lejohet me ngrene mishin e tyre edhe pse nuk eshte “halal certified” apo nuk eshte permendur gjate prerjes emri i Zotit (Bismilah) por ne te njejten kohe nuk kane permundur ata ndonje zot tjeter, thjesht vetem e kane prere. Shpresoj qe kuptuat pytjen time. Ju faleminderit.

Pergjigje:

Allahu i Madhëruar thotë “Hani vetëm atë mish, gjatë therjes së të cilit është përmendur emri i Allahut, nëse vërtet besoni në shpalljet e Tij” (En’am 6/118). “Mos hani asnjë mish që nuk është therur me emrin e Allahut, sepse kjo është gjynah, dalje nga rruga e Tij” (En’am 6/121). Ajetet janë më se të kuptueshme. Për të qenë mishi i ngrënshëm duhet që mishi i kafshës të jetë nga llojet e kafshëve që u hahet mishi, të theret sipas rregullave të Islamit dhe kafsha duhet të pritet nga një mysliman. Krahas kësaj, sipas mendimit unanim mund të hahet edhe mishi që pritet nga jehuditë e të krishterët. Por në praktikimin dhe jetimin si duhet të fesë, duhet të tregojmë maksimalisht kujdes dhe maturi duke u larguar nga “gjërat e dyshimta”. Edhe për mishrat që nuk jemi të sigurt se janë prerë me bismil’lah apo jo, e njëjta gjë është kalimtare.

Sipas medhhebit Hanefi, nuk përbën problem kur harrohet bismil’lahi, por kur bismil’lahi braktiset qëllimisht, ky mish është haram të hahet. Sipas medhhebit Shafi, bismil’lahi nuk është kusht, është mustehab, prandaj u tha apo u braktis qëllimisht mjafton të themi bismil’lah gjatë ngrënies dhe nuk përbën problem. Mishi i kafshëve të cilat feja i ka lejuar të hahen, po qe se pritet sipas rregullave të fesë është hallall, mund të hahet. Edhe kafshët dhe zogjtë për të cilët e dimë se ato nuk ushqehen me mishin e kafshëve si: delja, dhia, bualli, gjedhët, pula, gjeldeti, pata, rosa, pëllumbi, thëllëza, struci hyn në këtë grup.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cka nëse nuk themi bismillah kur të premë një kafshe? A konsiderohet haram vetëm se kemi harruar të themi bismillah?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA