Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Morali – Etika

Cka bën të flasim pas të vdekurit?

Estimated reading: 2 minutes 215 views

Edhe dëshmia e mirë për njerëzit që kanë ndërruar jetë duhet vlerësuar në të njëjtin kontekst. Zoti i Madhëruar, në Kuranin Fisnik thotë: “Ne ju bëmë një umet shembull, që të jeni te njerëzit dëshmitarë të të Vërtetit dhe Profeti të jetë dëshmitar për ju.” (Bekare, 143). Në një hadith të transmetuar prej Hz. Omerit (r.a.), Profeti ynë (paqja qoftë mbi të!), teksa i kalonte pranë një kortezh mortor, dëgjoi njerëzit të thoshin fjalë të mira për të vdekurin. Atëherë i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) tha: “U bë vaxhib, u bë vaxhib, u bë vaxhib!” Pastaj, pas saj, kaloi një tjetër kortezh mortor, në të cilin njerëzit që përcillnin të vdekurin flisnin keq për të. Profeti ynë (paqja qoftë mbi të!) sërish përdori të njëjtat shprehje. Atëherë Hz. Omeri (r.a.) e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë u bë vaxhib?” I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) u përgjigj: “Të parin e përcollët me fjalë të mira dhe atij iu bë vaxhib Xheneti. Të dytin e përcollët me të liga dhe atij iu bë vaxhib Xhehenemi. Ju jeni dëshmitarët e Allahut në tokë.” [1]

[1] Buhari, Xhenaiz, 86; Muslim, Xhenaiz, 60; Ebu Davud, Xhenaiz, 76; Ibn Maxhe, Xhenaiz, 20

Resurset: http://islami.al/ilmihali/mosteprimi-ne-levdata/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cka bën të flasim pas të vdekurit?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA