Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Ilmihali për femra

Cilat hapa duhet ndjekur për ta vendosur Mbulesën Islame – Hixhabin?

Estimated reading: 3 minutes 193 views

Në të vërtetë, pyetja “Pse të mbulohem?” mund të shihet si pyetje e gabuar. Gjatë mijëvjeçarëve, gratë kanë mbuluar kokën. Dhe hapja e kokave ka thuajse rreth njëqind vjet histori. Pra, nëse do të bëhet një pyetje, ndoshta duhet kërkuar përgjigja e “Pse e hapën?”. Ndërsa hapat për tek Hixhabi për tu përcjellur mund të jenë:

  1. Nijeti (apo qëllimi). Veshja e Hixhabit është përmbushje e një prej urdhrave të Allahut, prandaj mund të klasifikohet si një akt adhurimi. Hixhabi duhet të vishet vetëm e vetëm që të jesh në përputhje me urdhrin e Allahut (swt) duke kërkuar kënaqësinë e Tij.
  2. Dituria. Imam Bukhari, dijetar i madh për Hadithin, ka thënë: “Dituria duhet t’i paraprijë çdo veprimi apo thënieje”. Prandaj motra muslimane duhet të kërkojë dituri për çështjen e Hixhabit në Kur’an, Sunetin e Profetit dhe në literaturën islame që të jetë sa më e qartë dhe e sigurt vetë.
  3. Dashuria. Një nga shenjat e besimit të vërtetë është ta bësh adhurimin me dashuri. Dashuria për Hixhabin që ka qenë tek brezat e parë të grave muslimane duket sikur është dobësuar pak në zemrat e gruas muslimane sot. Kur Aliu e pyeti gruan e tij Fatimen, vajzën e Profetit, se “Cila është gjëja më e dashur për një grua besimtare?”, ajo iu përgjigj “Të mos shikoje e të mos e shoh asnjë burrë të huaj”. Çfarë ndodhi me këtë dashuri për modestinë? Që të kthejmë dashurinë për Hixhabin në zemrat e grave muslimane, gruaja muslimane, duhet të largojë nga zemrat sëmundjen sipas të cilës Hixhabi i bën inferiore dhe i kufizon jetën. Hixhabi i gruas muslimane është e drejta e saj dhe nderi i saj që ia ka dhënë Allahu, Zot i të gjithë botërave. Është drita e saj që e dallon motrën muslimane nga errësira e jobesimtarëve.

Por, jo të gjithë arrijnë hixhabin duke shkuar në të njëjtën mënyrë ose me të njëjtat motive. Ka disa që nuk e mbulojnë atë në baza shumë Islame; ka nga ata që e mbulojnë atë si traditë; ka nga ata që vijnë nga fshati dhe mbulojnë kokën në qytetin e madh; ka nga ata që e mbulojnë atë me presion familjar; ka nga ata që e bëjnë hixhabin një mburojë të identitetit etj. Ka edhe nga ata që mbulojnë kokat e tyre, ndërsa ata nuk falin namazin. Mbulimi i kokës nuk është një nga pesë kushtet e Islamit. Dikush e mbulon kokën por shtrohet pyetja se a ngrihet për namazin e sabahut? Dhe ka nga ata që kanë përqafuar Islamin më vonë në jetën e tyre dhe për ata mbulesa e kokës nuk është as traditë, as simbol, as llogore; i përket marrëdhënies mes Allahut dhe robit.

 

Marre nga:

Sabri Selmani, https://www.islamgjakova.net/artikulli.php?id=1164

https://sorularlaislamiyet.com/tesettur-turban-ortunme-konusunda-en-cok-merak-edilenler

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cilat hapa duhet ndjekur për ta vendosur Mbulesën Islame – Hixhabin?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA