Lutje – Përgjërim – Dua
Si bëhet lutja e iftarit?
Personi i agjëruar, duke filluar të hajë kur bëhet koha e iftarit, thotë kështu:
- Etja mbaroi, damarët u njomën dhe në dashtë Allahu, shpërblimi na erdhi!
- Pranë jush le të hanë iftar ata që kanë agjëruar, gjellën tuaj le ta hanë njerëz të mirë dhe engjëjt le të bëjnë lutje për ju!
- Allahu im, kërkoj prej Teje që, me mëshirën Tënde që mbështjell gjithçka, të m’i falësh mëkatet!
- Pasi të bëhet gati gjella, personi me agjërim fillon të hajë duke bërë “Bismil’lah”; ndërkaq, po të harrojë në çastin e fillimit e të kujtohet më pas, thotë kështu: “Bismil’lahi evvelehu ve evsatahu ve ahirahu” (e kujtoj emrin e Allahut edhe në fillim, edhe në mes, edhe në fund)!