Lutje – Përgjërim – Dua
Si bëhet duaja e abdesit? Lutja para dhe pas abdesit
Lutja duke filluar abdestin
- Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Allahu im, falmi mëkatet, zgjeroma hapësirën dhe begatoma pjesën e të mirave që më takon!
- Shqiptohet Fjala e Dëshmisë: “Esh’hedu en la ilahe il’lallah ve esh’hedu enne Muhammeden abduhu ve resulu!” (Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Allahut!”
Lutja pas abdestit
-
- Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Allahut, se Allahu është një, se nuk ka ortak dhe shok dhe se Muhammedi është
robi dhe i dërguari i Tij! - Allahu im, bëmë mua prej atyre që bëjnë shumë pendesë dhe që i kushtojnë shumë kujdes pastërtisë!
- Duke të lëvduar Ty, Allahu im, pohoj se Ti je i pastër prej çdo lloj të mete e mangësie! Allahu im, dëshmoj se veç Teje s’ka zot tjetër, kërkoj falje prej Teje dhe të shfaq pendesën time Ty. Allahu u dhëntë paqe e mëshirë Hz. Muhammedit (sav), familjes dhe shokëve të tij!
- Me emrin e Allahut, Mëshirues, Mëshirëbëres! Ne e zbritëm atë (Kur’anin) natën e Kadrit. Ku ta dish ti se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mbarë se një mijë muaj! Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili) zbresin atë natë me lejen e Zotit të tyre për çdo çështje. Ajo është paqe gjer në të aguar!” (3 herë)
- Allahu im, m’i fal mëkatet, ma zgjero hapësirën, ma begato pjesën time të të mirave dhe mos më vër në provë me
gjëra që s’mi ke dhënë!
- Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Allahut, se Allahu është një, se nuk ka ortak dhe shok dhe se Muhammedi është