Si bëhet lutje për largimin e xhinëve?
Personi që do të lutet për njeriun per largimin e xhineve, e ul atë para vetes, fillon me Eudhu-Besmele dhe këndon këto pjesë nga Kur’ani:
a) Suren Fatiha: “Lavdi Allahut, Zotit të botëve, Mëshiruesit dhe Mëshirëbërësit, sunduesit në Ditën e Gjykimit! Vetëm Ty të adhurojmë dhe ndihmën vetëm prej Teje e kërkojmë! Shtyna në rrugë të drejtë, në rrugën e atyre që u ke dhënë të mira e mbarësi, jo në rrugën e atyre që tërhoqën zemërimin Tënd dhe e humbën veten!”
b) Pesë ajetet e para të sures Bakara: “Elif. Lam. Mim. Ky është libri që nuk ka dyshim në të! Eshtë udhëzues për të bindurit që e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe dhurojnë prej asaj që u kemi dhënë! Dhe që e vërtetojnë Librin që t’u zbrit ty si dhe librat që u zbritën para tij. Dhe që e besojnë ringjalljen dhe jetën tjetër (ahiretin)! Ja, këta janë të udhëzuarit dhe vetëm këta janë të shpëtuarit!
c) Ajetet 163 dhe 164 të sures Bakara: “Zoti i të gjithë juve është vetëm një Zot! Veç Tij, zot tjetër s’ka! Ai është Rrahman (Mëshirues) dhe Rrahim (Mëshirërbërës)! Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e vazhdueshëm të natës me ditën, në vozitjen e anijeve në det për t’u sjellë njerëzve dobi, në shiun që e zbret Allahu prej qielli dhe me të e ringjall tokën e vdekur, në gjallesat që u dha jetë dhe i shpërndau në faqe të tokës, në ndërrimin e drejtimit të erërave, në pozicionin e reve mes qiellit dhe tokës, sigurisht ka argumente dhe prova të shumta mbi ekzistencën dhe unitetin e Allahut për ata që mendojnë!
d) Ajetin 255 të sures Bakara (Ajetin Kursi): “Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai është vazhdimisht i gjallë e në veprim! Ai i mban gjallë, i mbron dhe i drejton krijesat e Tij! Ai nuk dremit e nuk fle! Çdo gjë që ndodhet në qiej e çdo gjë që ndodhet në tokë është e Tij! E kush mund të ndërhyjë për falje te Ai pa lejen e Tij? Ai di për gjithçka që ata (njerëzit) e nxjerrin para e për gjithçka që e fshehin pas! Dhe ata nuk kuptojnë dot gjë tjetër veçse aq sa ç’u mundëson Ai nga dituria e Tij! Kursija e Tij mbulon qiejt dhe tokën dhe Ai nuk e ka të vështirë t’i mbrojë e të kujdeset për to! Ai është i lartë e madhështor!”
e) Tre ajetet e fundit të sures Bakara: “Çdo gjë në qiej e në tokë është e Allahut! O njerëz! Edhe sikur t’i zbuloni gjërat që keni brenda, edhe sikur t’i nxirrni jashtë, Allahu do t’ju kërkojë llogari për to! Pastaj, kë të dojë, e fal, kë të dojë, e ndëshkon! Allahu ka mundësi për çdo gjë! I Dërguari i besoi asaj që iu zbrit prej Zotit të tij, po ashtu edhe besimtarët. Secili prej tyre i besoi Allahut, engjëjve të Tij, librave dhe të dërguarve të Tij. Ata thanë: “Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej të dërguarve!” Dhe shtuan: “Zoti ynë! Dëgjuam dhe u bindëm! Dhe lutemi të na falësh! Kthimi ynë është tek Ti!” Allahu nuk e bën askënd përgjegjës aq sa s’mund të mbajë! Për çdo njeri, e mira që ka bërë është në dobi të tij; po ashtu, e keqja që ka bërë është në dëm të tij! Zoti ynë, mos na bëj përgjegjës nëse harrojmë ose gabojmë pa dashje! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç u ngarkove atyre që qenë para nesh!
Zoti ynë, mos na bëj përgjegjës për gjëra që s’mund t’i mbajmë! Të lutemi të na i falësh mëkatet, të na i mbulosh gabimet të na mëshirosh! Ti je ndihmësi dhe mbrojtësi ynë, ndihmona kundër mohuesve!”
f) Ajetin 18 të sures Al-i Imran: “Allahu është vetë dëshmitar se nuk ka zot tjetër veç Tij. Të gjithë engjëjt si dhe dijetarët që nuk largohen nga e vërteta dhe e drejta, janë dëshmitarë të kësaj të vërtete se nuk ka zot tjetër veç Allahut që është Aziz (i shenjtë) dhe Hakim (i urtë)!”
g) Ajetet 54, 55 dhe 56 të sures A’raf: “Zoti juaj është Allahu që i krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë dhe pastaj sundoi mbi Arsh. Allahu e vesh natën me ditën që e ndjek atë pa pushim. Dielli, hëna dhe të gjithë yjet lëvizin vetëm me urdhrin e Tij. Ta dini mirë se edhe kompetenca për të krijuar, edhe kompetenca për të urdhëruar janë të posaçëm vetëm për Të! Sa i lartë është Allahu, Zoti i botëve!”
“Lutjuni Zotit tuaj të përulur e në heshtje sepse, me të vërtetë, Ai nuk i do aspak ata që e teprojnë! Mos e prishni vendin e rregulluar dhe lutjuni Zotit me frikë dhe shpresë. Pa dyshim, mëshira e Allahut është pranë njerëzve të mirë!”
h) Ajetet 116, 117, 118 të sures Muminun: “I lartë është Allahu, sunduesi i vërtetë, nuk ka zot tjetër veç Tij! Ai është Zoti i Arshit bujar! Atëherë, kush i falet ndonjë zoti tjetër krahas Allahut pa pasur asnjë argument dhe provë për këtë, ta dijë se do të mbajë përgjegjësi para Zotit të vet dhe mohuesit nuk do të shpëtojnë! O i Dërguar dhe ju besimtarë, lutuni kështu: “Zoti ynë, na fal dhe na mëshiro, se Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!”
i) Dhjetë ajetet e para të sures Saffat: “Betohem në ata që radhiten radhë-radhë! Dhe në ata që nxitojnë! Dhe në ata që lexojnë! Pa dyshim, Zoti juaj është një!
Ai është Zoti i qiejve, i tokës dhe i gjithçkaje që ndodhet mes tyre, si dhe Zoti i të gjitha lindjeve! Me të vërtetë, Ne e kemi stolisur qiellin më të afërt të tokës me yje dhe e kemi mbrojtur prej çdo djalli. Ata nuk mund të përgjojnë në botën e lartë sepse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët! Ata janë të përzënë dhe do të kenë dënim të përhershëm. Edhe atë që kalon me vrull dhe e kapërcen cakun, e ndjek menjëherë një yll që e përvëlon!”
Tre ajetet e fundit të sures Hashr: “Allahu është Zoti i vërtetë! Nuk ka zot tjetër veç Allahut! Ai e njeh edhe atë që duket, edhe atë që s’duket! Ai është Mëshirues dhe Shpërblyes! Allahu është Ai që nuk ka zot tjetër veç Tij! Ai është Melik (pronar dhe sundimtar mbi çdo gjë), Kuddus (përsosmërisht i shenjtë në vetvete dhe në aktet e Tij), Selam (që jep paqe e shëndet), Mumin (që jep garanci), Muhejmin (që e vëzhgon çdo gjë, që kujdeset për çdo gjë dhe që e mbron çdo gjë), Aziz (i vyer, epror dhe i shenjtë), Xhebbar (drejtues i robve sipas vullnetit të vet), Mutekebbir (më i madhi e më madhështori). Allahu është i pastër nga pretendimet e politeistëve. Ai është i lartë!”
Allahu është Zoti i vërtetë që është Halik (bërës, krijues), Bari (hyjnor), Musavvir (projektues). Emrat dhe vetitë më të bukura janë të Tij! Ç’ka në qiej e ç’ka në tokë janë që të gjitha të Tij dhe gjithçka e madhëron Atë! Ai është Aziz (i vyer) dhe Hakim (i urtë)!
j) Ajetin e tretë të sures Xhin: “Fama e Zotit tonë është shumë e lartë! Ai nuk ka pasur as bashkëshorte, as fëmijë!”
k) Suren Ihlas: “Thuaj: Allahu është një i vetëm! Allahu është vetekzistent dhe i vetëmjaftueshëm. Nuk ka lindur kënd dhe nuk është i lindur. Dhe asgjë s’është identike me Të!”
l) Suren Felak: “Thuaj: Mbështetem te Zoti i agimit nga e keqja e krijesave të Tij, nga e keqja e natës kur bie errësira, nga e keqja e atyre që lidhin nyje dhe nga e keqja e ziliqarit kur bën zili!”
m) Suren Nas: “Thuaj: Mbështetem te Zoti i njerëzve, te sunduesi i njerëzve, te i adhuruari i njerëzve nga e keqja e 58 atyre që i lëkundin njerëzit, që fusin lëkundje në gjokset e njerëzve, cilëtdo qofshin ata, prej xhindëve ose prej njerëzve!”