Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Ilmihali për femra

Si ndryshoi vlera e femrës me ardhjen e Islamit?

Estimated reading: 4 minutes 186 views

Cilat ishin periudha e paganizmit, politeizmit dhe injorancës së plotë kishte mbetur pas dhe, tashmë, çdo gjë që i përkiste asaj periudhe, tregohej e përshkruhej ose me ndjenja të hidhura, ose me mall, ose me një mënyrë ironike e tallëse. Po, kur flitej për atë periudhë, ose mblidheshin buzët, ose shprehjet mbuloheshin me buzëqeshje, ose visheshin me një rrudhje ndjenjash të brendshme. Një ditë, një person i ardhur përsëri nga shkretëtira, i pati treguar disa gjëra profetit. Në tregimin e tij ishin edhe këto kujtime: “O i Dërguari i Allahut! Unë i kam groposur vajzat e mia me duart e mia! Ja ç’më pati ndodhur me njërën. Ishte ende e vogël për të kuptuar veprimet e mia. E mora për dore dhe u largova me sa munda në shkretëtirë. Më në fund, ndala diku dhe fillova të hap një gropë. Edhe vajza gërmonte bashkë me mua gropën e vet! (Profeti ishte mbushur si një re dhe kishin filluar t’i rridhnin lot.) Kur mbaroi, u tërhoqa pak pas. Vajza e vogël shihte në gropë pa kuptuar se ç’kishte për të ndodhur. Befas e godita me shqelm në kurriz. Ajo u rrokullis brenda duke thërritur: “Baba! baba!” Profeti nisi të qante me ngashërim. Shokët nisën ta qortojnë beduinin që po e prekte kaq thellë Profetin![1] Ja, i tillë ishte njeriu i asaj periudhe! Femra nuk gëzonte as të drejtën për të jetuar! Dhe i Dërguari i Allahut u shfaq pikërisht brenda një shoqërie të tillë dhe, duke e trajtuar çdo gjë brenda vlerave të veta, edhe femrës i përftoi vlerat që i takonin. Në atë periudhë, femra shihej me përbuzje dhe nënçmohej, përzihej, nëpërkëmbej, i ati e shihte duke thartuar fytyrën dhe vajzat e lindura fshiheshin dhe mbaheshin të fshehura prej të etërve. Sigurisht që atë kohë nuk njihej statistika dhe as që ka qenë mbajtur statistikë mbi përqindjen e jetesës së femrave, por pandeh se 50% e femrave të gjalla ishin nga ato që kishin mbetur gjallë duke u mbajtur fshehur nga të etërit. Ndoshta vetëm persona me shpirt të pastër si Ebu Bekri nuk i patën vrarë vajzat e tyre. Me përjashtime të tilla, shumica, rinia e të cilëve i përkiste asaj kohe, do të ishin patjetër kriminelë të paktën të një vajze. Ja, mes një shoqërie të tillë, i Dërguari i Allahut i ngrinte femrat në vlera të larta!

Shihni se ç’ngjarje na përcjell Nesaiu prej Hz. Aishes: “Para Profetit erdhi një vajzë dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Im atë kërkon të më martojë me djalin e xhaxhait pa dëshirën time!” I Dërguari i Allahut e thirri menjëherë të atin dhe i tha: “Nuk mund ta detyrosh vajzën të martohet me dikë që nuk e do!” I ati i vajzës iu përgjigj Profetit me bindje: “Si të urdhërosh, o i Dërguari i Allahut!” Ai hoqi dorë nga vendimi i vet. Fundja, as që mund të pritej që shoku dhe pasuesi i profetit të mbante qëndrim tjetër! Ndoshta, duke ia dhënë vajzën të nipit, ai kishte dashur ta shpëtonte atë nga ndonjë vështirësi, por urdhri i të Dërguarit të Allahut ishte mbi çdo gjë! Pas fjalëve plot bindje të të atit, vajza u ngrit në këmbë dhe tha kështu: “O i Dërguari i Allahut! Qëllimi im i vërtetë nuk qe t’i dilja kundër tim eti, por të mësoja ç’urdhëronte Islami për këtë rast. Gjer ku ka të drejtë një prind t’ia japë vajzën dikujt? Ja, këtë desha ta mësoj dhe me këtë qëllim erdha këtu!”[2]

Vajza që gjer një ditë më parë shihej me përbuzje, nënçmohej dhe groposej për së gjalli, dilte para profetit dhe e kërkonte të drejtën e qetë. A mund të përdorte forcën i ati për ta detyruar të martohej me dikë? Ja, këtë pyeste ajo. Po të tregonte dikush për një ngjarje të tillë disa vjet më parë, dëgjuesit nuk do t’u besonin veshëve ose do të mendonin se rrëfyesi kishte lojtur. Mirëpo, ja që të gjitha këto po ndodhnin pas Islamit!

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si ndryshoi vlera e femrës me ardhjen e Islamit?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA