A mundet feja Islame, e cila zbriti 1400 vjet më parë, të përgjigjet në pyetjet e epokës sonë dhe t’i plotësojë nevojat e saj?
Qëllimi i Kuranit në Koleksionin e Risale-i Nur diskutohet në dy baza:
Të mësojmë të vërtetën e Sferës së Sundimit dhe mënyrat e Sferës së robërise (adhurimit). Kur themi Sferën e Sundimit, nënkuptojmë personin, atributet, veprimet dhe emrat e Allahut (xh.sh). Kurani e ka prezantuar Allahun (xh.sh) te qeniet njerëzore në këtë mënyrë dhe i ka mbrojtur ata nga çdo lloj besëtytënie (besimi të rremë). Kur bëhet fjalë për sferën e robërisë, kjo do të thotë detyrat e qenieve njerëzore ndaj Allahut (xh.sh). Çfarë ka urdhëruar dhe ndaluar Allahu (xh.sh)? Cilat veprime dhe cilat vepra tërheqin pëlqimin e Tij dhe cilat shkaktojnë zemërimin e Tij? Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë dhënë në mënyrë të mrekullueshme në Kur’an.
Në të dy sferat, mendja njerëzore nuk ka asnjë fjalë të vetme për të folur. Në të dy sferat ekziston koncepti i kohës. Allahu (xh.sh) është njësoj me Atributet e Tij dhe Individualitetin e Tij ashtu siç ishte në para-amshim. Modeli njerëzor të cilin Allahu (xh.sh) e aprovon është i njëjtë me atë që ishte në para-amshim.
Këtu është një e vërtetë që në kohën e Profetëve të mëparshëm, në shekuj të ndryshëm, ka pasur qasje të ndryshme ndaj qëndrimeve. Dhe ky ndryshim ka përfunduar me arritjen e njerëzimit në një pikë në të cilën të gjithë mund të marrin mësime nga një Profet i vetëm dhe të disiplinohen nga një Libër i vetëm.
Këto lloj debatesh ose kundërshtimesh bëhen kryesisht në qasjet që lidhen me qëndrimet dhe moralin, megjithatë nuk mund të ofrohet e kundërta e këtyre qasjeve. Kundërshtimet bëhen nga njerëzit që janë mësuar në prishje; dhe duke parë që qasjet Kur’anore nuk mund të futen në këtë lloj shoqërie të korruptuar, ata përpiqen të bëjnë kësi lloj pretendimesh.
Të vërtetat nuk ndryshojnë sipas numrit të njerëzve. E vërteta është ajo që është. Masat duhet të përpiqen ta zbulojnë dhe ta ndjekin atë, e jo t’a përshtatin të vërtetën sipas tyre.
Le të japim dy shembuj. Kurani ka ndaluar alkoolin dhe interesin. Askush pos atyre që janë të varur prej tyre nuk mund të pretendojnë se këto janë gjëra të mira dhe të dobishme. Në një vend ose në një shekull, nëse shumica e njerëzve pinë alkool ose janë të përfshirë në interes, kjo nuk do të thotë që Kurani nuk i drejtohet këtij vendi apo shekulli. Përkundrazi, kjo do të thotë se ata janë larg nga të qenurit ata për të cilët flet Kurani, se janë shumë larg dhe se janë të degjeneruar.
Burimi në gjuhën angleze: https://questionsonislam.com/article/%E2%80%9Ccan-islam-which-came-1400-years-ago-answer-questions-our-age-and-meet-its-needs