Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Të pakategorizuara

A ka nevojë Pejgamberi a.s. për salavatet tona? A obligohemi të dërgojmë salavate?

Estimated reading: 2 minutes 211 views

Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam. Ahzab -56

Dërgimi salavat ndaj të Dërguarit Muhamedit a.s. është një mënyre mjaft unike e dhikrit në afrimin tonë ndaj Allahut xh.sh. apo i vetmi shembull në tërë Kuranin, ku në këtë akt madhor përmendet Allahu, melaiket dhe besimtarët. Dijetari Sufjan Theuriu ajetin në fjalë, ku urdhërohemi për dërgim salavat ndaj të Dërguarit a.s. e komenton keshtu:

Salavati i Zotit xh.sh. për Muhammedin a.s. është mëshirë, lartësim dhe nderim për Pejgamberin a.s., salavati i melaikeve është istigfar për Të, ndërsa i besimtarëve, lutje dhe konfirmim i pejgamberisë së Muhammedit a.s.”. Pra kemi një bashkim të melaikeve, që paraqesin botën e lartë (qiellore) dhe besimtarëve botën e ulët (tokësore) në nderim tok ndaj atij, që All-llahu e dërgoi Mëshirë të të gjitha botërave.

Sipas Fahri Raziut salavatet e besimtarëve dhe melaikeve nuk përfaqësojnë nevojë për Muhammedin a.s., pasi që më parë është salavati i All-llahut, por qëllimi i mirëfilltë është të shprehurit tonë të nderimit dhe lartësimit ndaj Tij a.s., dhe se ky lloj adhurimi i rëndësishëm nuk mund të përcillet ndryshe pos me All-llahun, i Cili na udhëzoi për salavat ndaj të Dërguarit a.s.

Paraprakisht besimtarët që vendosin të dërgojnë salavat mbi Muhammedin a.s. duhet të kenë ndërmend që janë shumë të privilegjuar se janë ummet i Tij a.s., dhe se kjo është dhurata më e madhe e Zotit për ta. Dashuria për Muhamedin a.s. nuk bën të jetë formale, por ajo vërtetohet me bindje në pasim të plotë ndaj Tij a.s., që nga mosha më e re, ashtu siç na mëson edhe vet Muhammedi a.s.:

“Edukoni fëmijët tuaj në stolisjen me tri cilësi: ta duan All-llahun dhe Pejgamberin a.s., ta duan familjen e Pejgamberit dhe të mësojnë Kur’anin.”

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A ka nevojë Pejgamberi a.s. për salavatet tona? A obligohemi të dërgojmë salavate?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA