Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Njeriu Ideal

Cfarë duhet të rregullohet tek njerëzit e përkushtuar?

Estimated reading: 5 minutes 197 views

PYETJE: Pejgamberi Muhammed, alejhi selam, thotë (në kuptim): “Prej gjërave që frikësohem më së shumti tek ummeti im janë: barku i madh, gjumi i tepërt, përtacia dhe mungesa e sigurisë. “Çfarë nënkuptohet me këto dobësi? A janë te ndërlidhura?

Barku i madh do te thotë të hajmë të shkujdesur, duke e bërë synim ngrënien dhe pijen, dhe si pasojë shfaqet edhe obesiteti. Kjo është karakteristika e parë për të cilën Pejgamberi alejhi selam qe i shqetësuar për jetët e tyre të kësaj bote dhe botës tjetër.

Gjumi i tepërt është një problem relativ. Edhe doktorët e mjekësisë dhe udhëheqësit shpirtërorë këshillojnë mos të flemë më shumë se që është e nevojshme, e cila për disa është 5 orë, për disa pak më shumë. Është mirë t’i rregullojmë orët e gjumit për një trup të shëndoshë dhe shpirt të shëndoshë. Sidoqoftë, kjo nuk mund të arrihet prej dikujt që nuk i ka edukuar shprehitë e ngrënies dhe pirjes.

Përtacia është një gjendje shumë e rëndë. Në zemrën e filozofisë islame qëndron dinamizmi dhe lëvizja, e cila manifestohet në çdo shtresë të universit. Islami e kundërshtoi çdo gjë e cila ishte ndryshe prej kësaj filozofie të dinamizmit; me fjalë të tjera, botëkuptimi i Kur’anit u mundua të ndryshojë çdo pasivitet në aktivitet të frytshëm. Për shembull, tokat e pa kultivuara shpërndaheshin, në mënyre që te kultivoheshin dhe ringjalleshin. Nëse ato nuk kultivohen ato paraqesin një pasuri të papërdorur, dhe si e tillë paraqet një kërcënim shpirtëror për të pasurin, dhe kjo është arsyeja pse pasuritë e papërdorura bëjnë pjesë në pasuritë- paratë ,nga të cilat bëhet obligative për të që të jepen për bamirësi. Këndvështrimi i Islamit ndaj përtacisë dhe njerëzve përtacë, nuk dallon nga koncepti i tij për pasuritë e tokat e papërdorura; përkundrazi, është akoma më shumë jo-tolerantë.

Mungesa e sigurisë ne besim është ndër çështjet më të rënda që duhet të frikësohemi. Ka shkallë të ndryshme të sigurisë; e para, e cila vjen prej diturisë (ilm- el-jakin); e dyta, e cila varet nga vështrimi  (ajn el-jakin); dhe e treta, ajo e cila vjen nga ndjenjat e drejtpërdrejta (hakk el-jakin). Kjo do të thotë se nëse një person nuk e kupton pse beson në të vërtetën ne raport me diturinë që ka, atëherë për ta nuk ka siguri dhe kuptueshmëri ndaj të Vërtetës. Nëse në besimin  e një njeriu ne Zot, rregullat dhe ligjet e besimit nuk janë të bazuara në dituri, nuk janë të bazuara tek fenomenet e universit,  dhe këto dëshmi nuk mbështeten nga një mprehtësi e brendshme shpirtërore, atëherë kjo nuk ka të bëjë me mungesë të sigurisë, por ky person nuk ka siguri fare. Siguria fillon me dituri; diçka më pak se kjo është niveli më i ulët i njeriut për kuptimin e jetës.

Dituria është hapi i parë drejt sigurisë. Libri i universit i shfaq mrekullitë e universit në atë masë sa shkencëtaret, artistët dhe shumë njerëz të tjerë të dijes janë bindur se kjo madhështi, harmoni dhe ky rregull ka nevojë për Një të Gjithë ditur dhe Krijues të Urtë, dhe përmes kësaj bindje kanë arritur të bëjnë një lidhje mes ligjeve dhe universit. Është këtu mundësia që asnjë dyshim mos të mbetet në mendjen e dikujt për Vetë ekzistuesin Një, ne shkallën e parë të sigurisë.

Siguria në dituri është shkalla në të cilën njeriu vëzhgon manifestimet e Zotit, Manifestuesit të Vetëm, prej të cilave janë plotësisht të vetëdijshëm se universi me gjithçka brenda saj janë krijime të Zotit. Kjo është shkalla ku një vlerësim i sinqertë i joni hap zemrën tonë. Lulëzimi i luleve, këndimi i zogjve, degët e pemëve me fruta që hapen deri ne qiej dhe zëri i ujit buçitës prej lumenjve,  këto krijime të pastra vazhdojnë kërkimin e Krijuesit si Mexhnuni për Lejlën,  duke menduar se çdo hije, vizion apo shenje që pa ishte ekzakt ajo që ai kërkonte.

E vërteta e kësaj çështje është se çdo shkallë e sigurisë është e ndërlidhur; ato e mbështesin njëra tjetrën. Nëse do ta vizatonim një model dhe t’i lidhnim temat e nxjerra nga ky hadith, atëherë do të konstatohej se siguria në besim është gati se e pamundur të arrihet nëse ngrënja dhe pija janë synimet tona kryesore gjatë ditës. Siguria është garantuar për ata që jetojnë në frikë dhe habi të dukshme nga fruti më i mirë i universit që quhet jetë;  është për ata që rregullojnë të ushqyerit për jetese dhe jo vetëm për kënaqësi.

Për ta theksuar madhështinë e kësaj çështje, i Dërguari i Allahut thotë (në kuptim): “i biri i Ademit nuk e mbush asnjë enë më të keqe sesa stomaku i tij. Është e mjaftueshme për të birin e Ademit të hajë disa kafshata për të qëndruar gjallë. Nëse i duhet ta bëjë këtë (mbushjen e stomakut), atëherë le ta mbushë një të tretën me ushqim, një të tretën me pije dhe një të tretën me ajër.”

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cfarë duhet të rregullohet tek njerëzit e përkushtuar?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA