Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

Hallalli – Harami

Si qëndron qështja për bankat e spermës?

Estimated reading: 11 minutes 333 views

Këto banka janë institucione që kanë për qëllim ta praktikojnë edhe tek njerëzit fekondimin artificial.(1) Fekondimi (ndërzimi) artificial i kafshëve është një specifikë që njihet mjaft herët. Kurse ideja që, me anë të bankave të spermës, të praktikohet gjerësisht e njëjta metodë edhe tek njerëzit, është mjaft e re.

Edhe në se përdorimi i një metode të tillë është i justifikueshëm tek kafshët në emër të përmirësimit racor, nuk ka dyshim se mendimi i një gjëje të tillë edhe për njerëzit përbën mungesë respekti ndaj emrit të njeriut.

Sperma, ashtu si edhe fara në botën bimore, është programi, indeksi dhe grimca e parë e një qenieje.

Fara mugullon dhe zhvillohet në gji të tokës, kurse veza e fekonduar nga sperma, në barkun e nënës, në mitër. Duke qenë, që të dyja, qeliza apo embrioni i parë i botës së tyre, ato bartin specifikat që i përkasin të ardhmes së qenies që do të mbajnë mbi supe.

Nisur nga kjo, fara në botën bimore dhe sperma në kafshët dhe njerëzit janë elementë shumë të rëndësishëm që sigurojnë vazhdimësinë e llojit dhe të brezit. Druri gjenealogjik zhvillohet duke u mbështetur në këtë. Cilësitë dhe karakteret me këtë barten për tek e ardhmja.

Kjo specifikë që paraqet rëndësi në botën e kafshëve thjesht për ruajtjen e racës ose të përsosjes së saj, për njerëzit, në të njëjtën kohë, përbën bazë edhe për një pjesë parimesh juridike.

Përveç kësaj, jemi të mendimit se ky është një subjekt mbi të cilin është e nevojshme të qëndrohet edhe në lidhje me ligjshmërinë e krijimit (ligjet hyjnore që veprojnë në përgjithësi).

Fytyra e vërtetë dhe synimi i bankave të spermës nuk është gjë tjetër veçse oferta për të praktikuar edhe tek njerëzit fekondimin artificial sikurse shartimi tek bimët që shumë herët si dhe ndërzimi te kafshët në një histori të afërt. Edhe sikur të pranojmë se një ndërhyrje e tillë te bimët dhe kafshët nuk ka pse të vihet në pikëpyetje, tek njeriu kjo paraqet një situatë mjaft të ndryshme për shkak të çështjeve të tilla si trashëgimia, martesa dhe bashkëshortësia, etj. Prandaj edhe futja e fekondimit dhe pjellshmërisë njerëzore brenda kufizimeve dhe konvencioneve të caktuara ka ekzistuar bashkë me njeriun e parë dhe, duke përjashtuar periudhat kur është shpërdoruar, ka ardhur e tillë gjer në ditët tona.

Edhe në se ky kufizim dhe konvencionalizëm është bërë për shkak të ndjenjave kafshërore prej të cilave njeriu nuk është shkëputur apo për shkak të instinkteve njerëzore, veprat shoqërore-historike si dhe ato fetare janë të një mendimi se kështu duhet të jetë.

Nisur nga kjo konsideratë, besojmë se kufizimi i bashkimit të çiftit të parë njerëzor mashkull-femër është bërë pikërisht në bazë të këtyre parimeve konvencionale hyjnore. Nga koha kur drejtësia juridike mori trajtë e gjer në kohën tonë,njëri prej pesë fundamenteve, “ruajtja e brezit”, ka ruajtur origjinalitetin e vet dhe ka fituar një mbështetje juridike të plotë.

Ky fundament na tregon këtë gjë neve: për njeriun, është kusht që fara dhe vendi ku do të hidhet fara, të lidhen me njëri-tjetrin me një kufizim paraprak dhe marrëveshje paraprake të dyanshme. E thënë ndryshe, fara dhe vendi ku do të hidhet fara, duhet të njësohen, të bëhen një e tërë paraprakisht dhe të vërtetat mashkull-femër, të dukura si elementë të veçantë, të bashkohen më një konvencionalisht, në mënyrë që, në saje të kësaj, të mund të sigurohet raporti ndaj të tërës i fëmijës, i kësaj fytyre të tretë të njësisë së familjes. Këtë njësi feja e ka kushtëzuar me vënien e kurorës dhe e ka konsideruar këtë si bazën më të shëndoshë të familjes Ndërkaq, në sy të fesë, bashkimet pa kurorë përbëjnë adulter (kurvëri), shthurje morale dhe sjellin prishje të raporteve familjare duke e prishur njësinë e saj.Në këtë mungesë raporteshbabai quhet kurvarnënakurvë dhe fëmijakopili pafismë.

Janë këto konsiderata që të gjitha fetë hyjnore kanë qëndruar me insistim mbi kurorën dhe e kanë quajtur atë domosdoshmëri njerëzore. Në antagonizëm me këtë, marrëdhënia jashtë kurore është parë si tregues i shpirtit njerëzor të prapë të zhytur në dëshira të shfrenuara e dhunë si dhe kafshërim.

Tani të kthehemi pas. Në se, pasi të kemi pranuar parimin e marrëveshjes dhe lidhjes midis farës dhe shtratit të saj, realizojmë një fekondim me një farë të panjohur, për çfarë legaliteti mund të bëhet fjalë këtu? A do të jetë legal produkti i një lidhjeje të tillë?

Në fakt, nuk ka asnjë ndryshim midis fëmijës së përftuar me një fekondim të tillë dhe fëmijës së lindur nga një bashkim jolegal, i rastit e i përdhunshëm. Në të dy rastet, me që midis dy palëve nuk ka ndonjë marrëveshje, nuk ekzistojnë as raportet që përbënin unitetin treelementësh të familjes, për të cilin folëm më sipër, ndërkaq që druri gjenealogjik është qëlluar me sëpatë.

Në një situatë të tillë do të na dalin para një sërë çështjesh juridike të pazgjidhshme si trashëgimia, martesa, bashkëshortësia, etj., nga të cilat do të kuptohet, gjithashtu, se çështja e fekondimit artificial nuk është një punë që mund të kalohet aq përciptaz e aq lehtë.

Përveç këtyre, nga këndvështrimi psiko-sociologjik e ai psiko-familjar, duket një çështje mjaft me rreziqe. Një baba që e di se i biri nuk ka ardhur në jetë me farën e tij, nuk do të mund ta fshijë në vetvete ndjenjën e diçka të huaje ndaj asaj fëmije të pafajshme që vazhdon ta rrisë në mjedisin e tij dhe do ta trajtojë atë vazhdimisht me emocione të trazuara. Edhe për nënën, të bën të mendohesh thellë se si do t’i shohë ajo gjërat në këtë pozicion!

Sa herë që fëmija të kujtojë vazhdimin e pemës gjenealogjike të lënë në dorë të tij, atësinë-amanet të babait si dhe këmishën birërore të huazuar që bart mbi supe, do të përthyhet më dysh e do të hyjë në fund të dheut. Kur të kujtojë, po them, kurse një situatë e tillë, ashtu siç bart mundësinë që të ndihet paprerë, bëhet e qartë, në pozicione të caktuara, edhe nga vetë shikimet, qëndrimet dhe sjelljet e babait.

Këtu mund të shfaqet një kundërshtim. Fjala është për fekondimin e femrës me spermën e marrë prej mashkullit me të cilin femra ka lidhje kurore. A nuk është e lejueshme kjo?

Edhe përgjigjen e menjëhershme “po” për një pyetje të saktësuar në këtë mënyrë, do ta konsiderojmë një konkluzion të dhënë në nxitim e sipër. Sepse, sado që një pyetje e tillë të ketë cilësinë për të detyruar një përgjigje miratuese, qëllimi i keq dhe demagogjia që qëndrojnë të fshehura nën të, na bëjnë që të tregohemi më të pjekur e më të kujdesshëm.

Pse, vallë, zgjidhet një rrugë e tillë e panatyrshme kur ekziston rruga përkatëse e natyrshme? A nuk është më e përshtatshme që t’i bindemi urtësisë hyjnore duke vepruar në përputhje me ligjshmërinë efektive në gjithësi? Po qe se respektimi i ligjeve të krijimit përbën një fundament për njeriun, a nuk konsiderohet fekondimi artificial një rrugë e panatyrshme dhe institucionet që i shërbejnë atij, institucione prostitucioni të anasjelltë?

Përveç kësaj, mund të dalë edhe një kundërshtim i tillë: Kjo që thoni ju, është e drejtë kur edhe babai, edhe nëna janë të aftë për të fekonduar. Dhe, në kushte të tilla, zgjedhja e rrugës së natyrshme të fekondimit është parim. Por ç’e do se jo gjithmonë babai mund të jetë i aftë për të fekonduar.

Atëherë edhe ne kërkojmë të pyesim se me spermën e kujt do të bëhet një fekondim i tillë! Në se babai s’do të jetë i aftë për të fekonduar, do të merret spermë nga një mashkull tjetër, domethënë po ajo gjë: prostitucion i maskuar apo i anasjelltë…

Në se, në anën tjetër, është e sëmurë dhe e paaftë femra për mbarështrim, është e nevojshme ndërhyrja e mjekut. Po qe se pas një ndërhyrjeje të tillë legale, nëna riaftësohet, përdoret përsëri rruga e natyrshme dhe legale e fekondimit. Në të kundërt, fekondimi artificial nuk ka kuptim.

Atëherë, edhe në se konkluzioni “fekondimi artificial lejohet në se sperma është prej bashkëshortit, ndryshe nuk lejohet” duke e thjeshtëzuar çështjen, është i drejtë, është, megjithatë, i mangët dhe i mundshëm për t’u shpërdoruar.

Më duket se ata që e mbrojnë këtë çështje, në plan të  parë, kërkojnë një pretekst për të hapur derën e një përfitimi dhe shpërdorimi të tillë për t’u ndjerë të justifikuar. Ndryshe, bankat ja tek janë, me dyert të hapura kat më kat si për ata që e quajnë këtë punë, legale, si për ata që e quajnë jolegale!

Përveç kësaj, çështja mund të kritikohet gjithmonë nga këndvështrimi i ligjshmërisë së krijimit. Vetëm se as ka ndonjë dobi ta hapim këtë aspekt të gjerë e të thellohemi në të, as edhe është fusha ime. Do të ishte më me vend që kjo t’u lihej për më vonë trajtimit të mjekëve specialistë si dhe, lidhur me kafshët, veterinerëve e zoologëve.

Mund të themi edhe vetëm kaq që kurrsesi nuk ka dyshim se një metodë e tillë është në antagonizëm me natyrën e materies. Sepse çdo gjallesë është nën detyrim të përhershëm për të siguruar vazhdimësinë e llojit dhe brezit të vet. Dhe, ajo që bie në sy në këtë shërbim enigmatik, është se për të jepet një pagesë e pjesshme dhe një kënaqësi e përkohshme. Këtë kërkon të mos e ndryshojë as i Zoti i materies që e ka ngjizur këtë në gjoks të qenies.

Për rrjedhojë, askush nuk ka të drejtë ta ndërrojë apo ta anulojë këtë ligj të krijimit. Një iniciativë e tillë është iniciativë për të ndërruar natyrën dhe krijimin.

Dhe kjo është qysh në themel një rrugë djallëzore dhe e mallkuar. Kjo ka, sidomos, aspektin e saj nënvleftësues e përbuzës për kuptimin e fjalës njeri që shfaqet nga barazimi dhe përzierja e njeriut në trajtimet që u bëhen kafshëve, prandaj edhe kush e ndjen veten me të vërtetë njeri, duhet të protestojë kundër një iniciative të tillë!

Ç’e do se nuk do të jetë e lehtë të shpëtohet njeriu i ditëve tona nga përçartjet mbi materien dhe ndodhitë me që sot për sot jep e merr ende me a-në e shkencave natyrore!

Në këtë dhe në çështje të ngjashme me këtë, duke hedhur në shesh kontradikta artificiale mes vëzhgimeve dhe përcaktimeve të Galileut, veçanërisht sistematikës darviniane në fushë të zoologjisë, nga njëra anë, dhe krijimit të njeriut në trajtën më të përsosur, nga ana tjetër, kërkohet të vihen kundra njëra-tjetrës shkenca me fenë.

Me dëshirën që, në këto ditë, kur po presim të hapen rrugët e bllokuara si në çdo fushë, ashtu edhe në fushë të shkencave, somnabulët tanë të arrijnë t’i shohin të vërtetat!…


[1] Në origjinal: Sun’í ilkahí.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si qëndron qështja për bankat e spermës?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA