Si falet namazi i drekes? Per fillestare

Në uljen e fundit lexohen duatëEttehijjatu, Allahumme sal’li-barik, Rabbena dhe jepet selam.

Numri i rekateve te namazit te drekes

  • 4 Rekat sunet
  • 4 Reakt farz
  • Reakt sunet të fundit

Katër rekatet e parë sunet të drekës:

Dy rekatet e para falen njëlloj si dy rekatë sunet të namazit të sabahut. Në uljen e parë lexojmë vetëm Ettehijjatun, ngrihemi në këmbë pa lexuar Subhaneken, lexojmë Bismilahin, fatihanë dhe një sure. Pastaj shkojmë në ruku, sexhde dhe kalojmë në rekatin e katërt i cili falet njëlloj si rekati i tretë. Në fund të rekatit të katërt ulemi dhe lexojmë “Ettehijjatun, Allahumme sal’li-barik dhe Rabbena”. Pastaj japim selam.

Katër rekatet farz të drekës:

Dy rekatet e para falen si namazi i sabahut. Në fund të rekatit të dytë ulemi dhe lexojmë Ettehijjatun. Ngrihemi në rekatin e tretë, lexojmë Bismilahin dhe fatihanë. Pas rukusë dhe sexhdeve ngrihemi në rekatin e katërt. Përsëri lexojmë Bismilahin dhe fatihanë, bëjmë rukunë dhe sexhdet dhe ulemi në uljen e fundit ku lexojmë “Ettehijjatun, Allahumme sal’li-barik dhe Rabbena”.

Dy rekatet e fundit sunet të drekës:

Falen njëlloj si suneti i namazit të sabahut.

Per te mesuar si falet namazi, levizjet gjate namazit.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.