Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Cka duhet bërë kur harroj nje pjesë të namazit? Si bëhet sevhi sexhdeja (e harresës)?

Estimated reading: 7 minutes 255 views

Abdullah ibni Mes’udi (r.a.), transmeton këtë hadith: “Kur ndodhesh në namaz dhe dyshon në ke falur tre apo katër rekate, ndërsa dominon mendimi se, megjithatë, ke falur katër, duhet recituar teshehhud. Pastaj bëj dy sexhde në ulje para selamit, recito sërish teshehhud dhe jep selam.” (Ebu Davud)

Sehvi sexhdeja (sexhdeja e harresës)

Në terminologjinë e fikhut nënkupton sexhden, kur nga harresa, lëshon, vonon, ose kryen para kohe ndonjë vaxhib të namazit dhe, po ashtu, nëse e vonon apo e kryen më herët ndonjë rukn të namazit. Në këtë rast në uljen e fundit, pasi të këndohet teshehudi, jepet selam nga ana e djathtë, pastaj shkohet dy herë në sexhde duke qëndruar ulur, derisa të lexohen të gjitha ato që duhen lexuar dhe dhe në fund jepet selam. Sehvi sexhdeja është vaxhib (obligim), ngase është paraparë që me të të përmirësohet mungesa në namaz. Kryerja e ibadetit në mënyrë të plotë është farz (obligim i prerë qartazi), ndaj kjo është vaxhib, siç është vaxhib therja e kurbanit për mangësi me rastin e haxhit. Këtë e konfirmojnë hadithet sahih, me të cilët urdhërohet kryerja e sehvi sexhdes. Në esencë, imperativi aludon në obligim.
Nëse falësi e lëshon qëllimisht, pa kurrfarë arsyeje, kjo do të ishte mëkat dhe do të duhej përsëritur namazi, që të përmirësohet mangësia e hasur në të. Obligueshmëria e zbatimit të sehvi sexhdes vlen si për imamin, ashtu edhe për xhematin. Po qe se ndodh që xhemati ta arrijë imamin duke bërë sehvi sexhden dhe, më pastaj, lidhjen pas tij, në këtë rast xhemati nuk e ka obligim zbatimin e sehvi sexhdes. E nëse ndodh që gjatë faljes së xhematit me imam, të paraqitet nevoja për sehvi sexhde, atëherë xhemati e ka obligim t’i bashkëngjitet imamit në zbatimin e sehvi sexhdes ,madje edhe nëse janë pas imamit, pas harresës së tij.

Kur behet sehvi sexhdeja:

  1. Kur musaliu harron ose gabimisht e lexon suren para fatihasë. Po që se musaliu ka lexuar suren apo ajetin para fatihasë, e mandej e ka lexuar fatihanë por prapë e ka përsëritur leximin e sures apo ajetit, në këtë rast nuk duhet bëre sehvi sexhde. E nëse nuk e ka përsëritur leximin e sures apo ajetit pas fatihasë, duhet bërë sehvi sexhde, ngaqë leximi i fatihasë para sures është vaxhib e lëshuarja e vaxhibit shkakton sehvi sexhden.
  2. Kur musaliu lexon suren dhe harron të lexojë fatihanë apo anasjelltas, lexon fatihanë por harron të lexojë suren, ai duhet të bëjë sehvi sexhde për të kompensuar atë që ka harruar të lexojë.
  3. Kur musaliu harron dhe bie në sexhde pa bërë ruku. Nëse ndodh që, pasi të ketë shkuar në sexhde i kujtohet se nuk ka bërë ruku, menjëherë duhet të ngrihet në këmbë, të bëjë ruku e pastaj sexhden. Në këtë rast rekati është i kryer, por duhet bërë sehvi sexhde. Nëse ndodh që kur të ngrihet në rekatin e radhës i kujtohet se nuk ka bërë ruku, në këtë rast duhet ta përsërisë rekatin dhe duhet të bëjë sehvi sexhde.
  4. Kur musaliu, nga harresa, ngrihet në rekatin e tretë pa qëndruar në uljen e parë. Nëse musaliut i kujtohet se nuk ka qëndruar në uljen e parë, atëherë ai mund të kthehet dhe të qëndrojë ulur, me kusht që të jetë më afër uljes se sa ngritjes e në këtë rast qëndron ulur dhe nuk duhet të bëjë sehvi sexhde. Nëse i kujtohet kur ngritja e tij është më afër qëndrimit në këmbë, në këtë rast duhet të vazhdojë rekatin e tretë dhe në fund të bëjë sehvi sexhde.
  5. Kur musaliu ulet në uljen e parë, por harron të lexojë teshehudin dhe ngrihet në rekatin e tretë. Në këtë rast musaliu vazhdon rekatin e tretë dhe në fund e bën sehvi sexhden.
  6. Kur musaliu ulet në rekatin e tretë, duke menduar se është në rekatin e katërt. Kur musaliut t’i kujtohet se është ulur gabimisht, ai duhet të ngrihet menjëherë e, nëse është ndalur sa ka qenë ulur dhe ka qëndruar më pak sesa të thuhet tri herë subhanallah, nuk duhet të bëjë sehvi sexhde e, nëse ka qëndruar më tepër se sa të thuhet tri herë subhanallah, duhet të vazhdojë rekatin e katërt dhe të bëjë sehvi sexhde.
  7. Kur musaliu jep selam duke menduar se e ka përfunduar namazin farz. Kur ndodh kjo dhe, ende pa folur asgjë që e prish namazin, pa e lëshuar vendin dhe pa e larguar gjoksin prej kibles, ai duhet ta vazhdojë namazin dhe në fund të bëjë sehvi sexhde.
  8. Kur ndodh që musaliu të harrojë dhe në ndonjërin prej rekateve bën vetëm një sexhde e jo dy, siç kërkohet. Në këtë rast musaliu duhet ta vazhdojë namazin, por me kusht që në fund të namazit të bëjë sexhden kaza e pastaj të japë selam dhe të bëjë sehvi sexhden.
  9. Kur ndodh që musaliu të harrojë dhe të bëjë tri sexhde ose dy ruku. Në këtë rast duhet të bëhet sehvi sexhde.
  10. Kur ndodh që musaliu dyshon në vete dhe nuk e di se sa rekate ka falur. Në këtë rast do të veprojë sipas hamendjes. Nëse ia merr mendja se i ka falur tri rekate dhe duhet ta plotësojë edhe një, vepron kështu, por në fund duhet të bëjë sehvi sexhde.
  11. Nëse musaliu dyshon dhe të menduarit e tij zgjat sa kryerja e një rukn, ai duhet të bëjë sehvi sexhde.
  12. Kur ndodh që musaliu, nga harresa, ngrihet dhe e shton një rekat në namaz. Nëse i ndodh kjo musaliut dhe i kujtohet duke qëndruar në këmbë apo edhe në ruku, pa e bërë sexhden në rekatin e shtuar, ai duhet të ulet dhe të bëjë sehvi sexhde.
    Shënim: Kur ndodh që musaliu, duke falur namaz farz, ka qëndruar në uljen e fundit, pavarësisht nëse namazi është dy tre apo katër rekat, ai ka dy mundësi:
    a. të kryejë rekatin e tepërt dhe në fund të bëjë sehvi sexhde,
    b. të kryejë edhe dy rekate, në mënyrë që katër rekatet e parë të jenë farz, ndërsa dy të fundit nafile dhe të bëjë sehvi sexhde.
    Po nuk pati qëndruar fare në uljen e fundit, namazi farz duhet të përsëritet, por është mirë që të kryhen edhe dy rekate dhe këto rekate të falura konsiderohen nafile.
  13. Kur musaliu harron të bëjë kunut në namazin e vitrit dhe ka shkuar një ruku. Kur të ngrihet musaliu prej rukusë, nuk duhet të bëjë kunut, por duhet të bëjë sehvi sexhde.
  14. Kur musaliu harron më shumë se një herë në namaz.
    Shënim: Nëse ndodh që musaliu, nga harresa, të lexojë me zë në namazet që falen pa zë ose anasjelltas, nuk duhet të bëjë sehvi sexhde.

Allahu di me se miri.

Marre nga:http://www.islamgjakova.net/artikulli.php?id=7975

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cka duhet bërë kur harroj nje pjesë të namazit? Si bëhet sevhi sexhdeja (e harresës)?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA