Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

Të bësh nijetin e namazit në gjuhën arabe apo në shqip?

Estimated reading: 1 minute 176 views

Nijetin për namaz nuk është kusht që ta bëjmë me gojë. Vendi i nijetit është zemra. Nijet do të thotë qëllimi që ka zemra. Dijetarët e medhhebit hanefi e kanë parë si mustehab që nijetin e bërë me zemër ta transmetojmë dhe me gojë. Ndërsa Imam Rabbani thotë: “Në një kohë ku mbizotëron gabimi, nijeti nuk duhet të bëhet me gojë. Shqiptimi me gojë duhet të braktiset. Sepse kur gjuha e shqipton atë zemra mund të braktisë qëllimin e vërtetë.”

Duke u nisur nga kjo, kur e shqiptojmë nijetin me gojë duhet të bëjmë marrëveshje dhe me zemrën e cila duhet të jetë e vetëdijshme deri në fund të namazit për qëllimin dhe t’i qëndrojë besnik atij. Nuk ka ndonjë ndalesë nëse nijeti bëhet në gjuhën arabe apo shqip.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Të bësh nijetin e namazit në gjuhën arabe apo në shqip?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA