Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Kurani fillon me urdhrin “lexo!”

Si merret gusuli? Cilat jane farzet e gusulit (gusullit, guslit)?

Estimated reading: 1 minute 375 views

Personi është i papastër (xhunub), pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale dhe rrjedhjeve gjenitale. Duhet marrë gusul për tu pastruar. Gjithashtu, njerëzit që vendosin të bëhen musliman, duhet të marrin gusul para se të shqiptojnë dëshminë (shehadetin).

Farzet (obligimet) e Gusulit

  1. Larja mirë e gojës dhe shpëlarja me ujë të bollshëm.
  2. Larja mirë e hundës.
  3. Larja e gjithë trupit pa lënë asnjë vend të thatë.

Gusuli merret kështu:

  • Në fillim thuhet bismil’lah dhe bëhet nijeti për marrjen e gusulit.
  • Lahen mirë vendet e turpshme, ndonjë pjesë tjetër e papastër në trup dhe duart.
  • Merret abdes.
  • Lahen mirë goja dhe hunda nga tri herë.
  • Pastaj lahet i tërë trupi duke nisur nga koka, shpatulla e djathtë dhe ajo e majtë. Tregohet kujdes të mos mbetet asnjë pjesë pa u larë dhe të mos shpërdorohet uji pa nevojë.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si merret gusuli? Cilat jane farzet e gusulit (gusullit, guslit)?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA