Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

Si duhet ta vlerësojmë natën e Kadrit?

Estimated reading: 2 minutes 148 views

Dihet se sa here troket ne deren Ramazani, besimtarit i buzeqesh fytyra. Dihet se mes te gjitha diteve eshte edhe dita e vecante e Kadrit. Por, se si duhet ta vleresojme naten e Kadrit e kuptojme mbrenda ketij shkrimi.

Hadith

Kur Allahu me madhështinë e Tij i ka dhënë një rëndësi kaq të madhe kësaj nate, ne duhet medoemos të përgaditemi dhe ta presim atë me nderimet e merituara. Pejgamberi aljehi selam tregon: “Ai që e kalon Natën e Kadrit me adhurim duke besuar me zemër për vlerën e saj, i falen të gjitha gjynahet e mëparshme.”

 

Disa adhurime për këtë natë

1) Duhet falur namaz duke e përforcuar ndjenjën e adhurimit.

2) Duhet lexuar sa më shumë Kur’an, të dëgjohet ai që e lexon atë si dhe të meditohet mbi ato ç’ka thotë Kur’ani.

3) Duhet të biem salavat mbi Pejgamberin tonë alejhi selam., të shpresojmë në shefatin e Tij, të frocojmë vetëdijen e të qenit nga umeti i tij dhe të rinovojmë besnikërinë ndaj Tij.

4) Duhet të kërkojmë falje dhe mëshire nga Allahu, të bëjmë vetëllogari dhe të bindim vetën të kthehemi drejt rrugës së drejtë.

5) Të bëjmë sa më shumë dhikër (përkujtim) dhe të meditojmë. Vetëm me përkujtimin e Allahut gjejnë shpëtim dhe prehje zemrat.

6) Të lutemi sa më shumë sepse duaja është mjeti që e afron robin me Zotin. Transmetohet se Pejgamberi alejhi selam i ka thënë Aishes r.a. të bëjë këtë dua: “Allahumme inneke afuvvun, tuhibbu’l- afue fa’fu anni” (Zoti im! Ti je Falës, të pëlqen të falësh, më fal dhe mua!) Tirmidhi

7) Në këtë natë të shenjtë duhet të kërkojmë prej Allahut të falë të gjithë besimtarët. Të lutemi që kjo natë të bëhet faktor për forcimin e dashurisë dhe vëllazërisë, për bashkimin e botës islame dhe për ruajtjen e gjithë njerëzimit nga fatkeqësitë.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si duhet ta vlerësojmë natën e Kadrit?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA