Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Cilat janë pesë vecoritë e natës së Beratit?

Estimated reading: 2 minutes 149 views

Nata e Beratit, quhet edhe Nata e Begate, ne te cilen roberit e Allahut e kane mudesine e afrimit me Te dhe pastrimit nga gjynahet. Dijme se ne kete nate ka miresi te shumta. Nga burimet islame, mësojmë se Nata e Beratit njihet për këto pesë veçori:

Nate e faljes…

1) Në këtë natë bëhet ndarja dhe përzgjedhja e punëve më të rëndësishme.

2) Adhurimet që bëhen në këtë natë dhe agjërimi që mbahet ditën, kanë vlera shumë të mëdha.

3) Është një natë e mbushur plot me mirësi hyjnore dhe me begati.

4) Është nate e faljes

5) I është dhënë e drejta e plotë Pejgamberit alejhi selam për të bërë shefat për popullin e tij. Pejgamberi alejhi selam, në natën e 13-të muajit Shaban kërkoi shefat (ndërmjetësim për falje) dhe iu dha një e treta; në natën e 14-të e kërkoi përsëri shefat dhe iu dha një e treta; në natën e 15-të (Nata e Beraetit) kërkoi përsëri dhe në këtë natë iu dha i plotë shefati për popullin e tij. Ata që janë të privuar nga ky ndërmjetësim, janë ata të cilët ikin nga Allahu siç ikën deveja duke u trembur (Tefsiri er-Razi dhe Ebu Suud, H.Basri Çantaj.)

Shpetim nga Xhehennemi…

Në një hadith tjetër thuhet kështu: “Kjo natë është nata e pesëmbëdhjetë e muajit Shaban. Në këtë natë Allahu Teala i shpëton njerëzit nga Xhehennemi sa numri i qimeve të deleve të fisit Beni Kelb, por nuk shikon fytyrat e atyre të cilët i bëjnë shirk Atij, atyre që ushqejnë urrejtje dhe armiqësi ndaj muslimanëve, të atyre që shkëpusin marrëdhëniet me të afërmit, të atyre që mburren dhe janë mendjemëdhenj, të atyre që nuk u binden nënës dhe babait dhe të atyre që vazhdojnë pirjen e alkohoolit.”( Buhariu)

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Cilat janë pesë vecoritë e natës së Beratit?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA