Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Kush e ka detyrë (farz) agjërimin?

Estimated reading: 3 minutes 150 views

Islami kërkon disa kushte për njerëzit nga të cilët kërkon kryerjen e urdhrave dhe respektimin e ndalimeve të veta. Në këtë kuptim, ashtu si te adhurimet e tjera, edhe te agjërimi, janë bërë përgjegjës personat që kanë zotëruar cilësi të caktuara. Këto mund t’i radhisim:

Personi duhet të jetë musliman:

Që dikush ta ketë detyrim (farz) agjërimin, duhet ta ketë pranuar Islamin, domethënë duhet të jetë musliman. Personat që s’janë muslimanë nuk mund të detyrohen të agjërojnë.

Personi duhet të ketë mbushur moshën e pubertetit dhe të ketë zhvillim mendor normal:

Që dikush të jetë i detyruar për të kryer adhurimet që përmban Islami, duhet të plotësojë edhe këto dy kushte si më sipër: të ketë arritur moshën e pubertetit dhe, në të njëjtën kohë, të ketë zhvillim mendor normal. Në Islam, personat që nuk e kanë mbushur ende moshën e pubertetit, nuk konsiderohen fetarisht përgjegjës për të kryer adhurime të caktuara. Konkretisht, fëmijët dhe personat me të meta mendore janë përjashtuar nga detyrimi i agjërimit. Këtë specifikë i Dërguari i Allahut (s.a.s.) e ka bërë të ditur me këto fjalë: “Përgjegjësia është hequr nga tre vetë: nga fëmija që s’ka arritur ende moshën e pjekurisë seksuale (adoleshencës), nga i marri gjersa të shërohet dhe nga personi që fle gjersa të zgjohet!”

Personi duhet të jetë i aftë për të agjëruar dhe duhet të jetë vendas:

Që dikush ta ketë për detyrë (farz) agjërimin, duhet të jetë fizikisht i shëndoshë (të mos ketë të meta trupore që e bëjnë të paaftë për të agjëruar), duhet të jetë klinikisht i shëndoshë, pra të mos jetë i sëmurë dhe të jetë vendas, pra jo udhëtar, jo në udhëtim. Agjërimi nuk është farz (detyrim) për personat e paaftë fizikisht për të agjëruar, për personat e sëmurë dhe për personat që janë në udhëtim. Ndërkaq, po qe se këta persona, megjithëkëtë agjërojnë, agjërimi i tyre është i vlefshëm. Por po qe se e përdorin lejen që u është dhënë dhe nuk agjërojnë, ditët e paagjëruara i zëvendësojnë në një kohë më pas. Në lidhje me këtë specifikë, Kur’ani thotë:

“Agjërimi përbëhet prej ditësh të caktuara (të numëruara). Kush nga ju është i sëmurë ose udhëtar gjatë atyre ditëve, ditët e paagjëruara i agjëron më pas. Ata që nuk agjërojnë dot, duhet të paguajnë shpërblim (fidje). Fidja është masa (monetare ose ushqimore) sa për të ushqyer një të varfër. Kush e rrit masën e fidjes për të bërë mirësi, sigurisht e ka për dobi të vet. Megjithëkëtë, po ta dini të vërtetën, mbajtja e agjërimit është më e mbarë për ju!”

Krahas këtyre, nga detyrimi i agjërimit janë përjashtuar edhe femrat (gratë) me të përmuajshme, lehona dhe në periudhën e laktacionit (me fëmijë në gji). Këto, kur u mbaron gjendja e justifikueshme, i agjërojnë kaza ditët që nuk i kanë agjëruar.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Kush e ka detyrë (farz) agjërimin?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA