Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

A mund të falen namazet kaza në vend të namazeve sunet?

Estimated reading: 2 minutes 196 views

Përsa i përket faljes së namazeve kaza në vend të namazeve sunet ka dy mendime. Imam Shafiu nuk e sheh të drejtë që një person i cili ka namaze kaza për të falur të falë nafile, duke lejuar faljen e namazeve kaza në vend të sunneteve. Ndërsa Ebu Hanife thotë që sunnetet kanë vendin e tyre dhe duhet të falen të ndara, namazet kaza veç e sunetet veç. Nëse mendojmë pak, nuk është e drejtë që një njeri të sakrifikojë sunetet për namazet kaza. Sepse në botën tjetër kur të hapen librat, ka transmetime për dhënie llogarie në lidhje me faljen e mangët të namazeve (pa sunete, vetëm me farze). Vetëm nëse personi ka 30-40 vjet namaze kaza për të plotësuar, atëherë mund të veprojë sipas mendimit të imam Shafiut.

Nëse një person vdes pa i plotësuar namazet kaza, atëherë shpresohet nga Allahu që ta falë. Nëse kujtojmë rastin e treguar në hadithe të njeriut i cili kishte vrarë njëqind njerëz, Allahu do ta falë njeriun duke parë ndjenjën e sinqertë të besimit dhe veprimin e tij sipas urdhëresave dhe ndalesave të Allahu. Sigurisht që kjo gjë i takon Allahut, askush s’mund të ndërhyjë. Ajo që na takon ne është vlerësimi i rasteve të dhëna për të falur namazet kaza dhe mbarimi i tyre. Nëse nuk arrijmë t’i mbarojmë, atëherë i lutemi Allahut kështu: “O Allah kaq munda të bëj pasi kuptova të vërtetën. Ti e di që nëse do të kisha mundësi, të më jepej dhe pak kohë, do t’i kisha plotësuar të gjitha.” Le të shpresojmë që edhe Allahu të na pranojë me kaq sa kemi bërë në mëshirën e Tij të pafund.

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A mund të falen namazet kaza në vend të namazeve sunet?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA