Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Veprat janë sipas qëllimeve

Namazi – abdesti

A fillojnë suret me bismillah në namaz? A duhet të thuhet besmeleja në çdo rekat?

Estimated reading: 2 minutes 344 views

Shkrutimisht: Pasi të jenë lidhur duart per namaz, lexohet “Subhaneke” në rekatin e parë, pastaj thuhet Eudhu-Besmeleja para se të fillohet me Fatiha. Eshte sunet të thuhet Bismillah në fillim të rekateve të tjera, por jo para sureve pervec Fatihas. Një person që i pershtatet Imamit lexon “Subhaneke” dhe hesht. Nuk lexon asgjë tjetër. Po kështu, ai nuk e lexon Besmelen kur ngrihet për rekate të tjera. Sidoqoftë, nëse lexon, namazi i tij nuk prishet. Por të mos lexohet është gjithsesi më e mira.

Istiadhe (Eudhubillahi minesh-shejtanir-raxhim)

Të thuash “Eudhubillahi minesh-shejtanir-raxhim”, është sunet në rekatin e parë sipas medhhebit Hanefi (shkolla juridike e praktikuar nga afër 80% të popullatës muslimane në botë) dhe Hanbeli, dhe në çdo rekat sipas medhhebit Shafi. Nga ana tjetër, Malikite e vleresojne atë mekruh në namazet farz, por e konsiderojne atë si sunet me kusht që të lexohet fshehurazi në namazet nafile.

Besmeleja (Bismillahir-rahmanir-rahim)

Sipas medhebit Hanefi, imami dhe personi i cili fal namazin vetem, kryejnë Besmelen në fillim të secilit rekat, pra eshte sunet të thuhet besmeleja. Ata që e falin namazin me xhemat dhe u pershtaten imamit, nuk duhet te thuajne besmelen.

Besmeleja thuhet ne rekatin e pare te cdo namazi pasi të lexohet Subhaneke dhe Eudhubillahiminesh-shejtanir-raxhim. Në rekatet e tjera thuhet vetëm Bismillahir-rahmanir-rahim. Sa për besmelen mes Fatiha-s dhe sures tjeter, nuk është mekruh (e papelqyeshme) te lexosh atë; por është më mirë të mos lexosh.

Dhe Allahu di me se miri thelbin e cdo pune.

Burimi

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A fillojnë suret me bismillah në namaz? A duhet të thuhet besmeleja në çdo rekat?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA