Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Çështja më e rëndësishme është shpëtimi i besimit

A mund të jepet sadaka në vend të therjes së kurbanit?

Estimated reading: 2 minutes 124 views

Çdo ibadet ka vendin e vet. Zekati ka vendin e vet, sadakaja të vetin dhe vendi i kurbanit të vetin. Sidoqoftë, nëse në ditët e Kurban Bajramit, kur theret kurban, nuk është arritur të theret kafsha e caktuar për këtë, atëherë ajo jepet sadaka në qoftë e gjallë ose dhurohet si sadaka vlera e saj nëse kafsha ka ngordhur. Ibadetet financiare që kryhen për afrim ndaj Allahut (kurbijet) janë dy lloje: një pjesë e tyre, si sadakaja apo zekati, i dhurohen tjetrit në dorë; ndërsa pjesa tjetër është në formën e nxjerrjes nga duart, të sakrifikimit, si në rastin e lirimit të skllevërve dikur. Në rastin e kurbanit, janë të dyja. Kurbani e siguron afrimin tek Allahu fillimisht duke therur kafshën, çka, si sakrifikim, hyn në llojin e dytë. Më pas mishi dhurohet si sadaka dhe kjo është dhurim i llojit të parë. Por ajo që është thelbësorja është therja e kurbanit për hir të Allahut. Nëse kjo nuk bëhet, detyrimi i kurbanit nuk është çuar në vend. Për këtë arsye, në ditët e Bajramit të Kurbanit me dhënien e të hollave në vend të therjes së kurbanit, ibadeti nuk është vënë në vend.

 

Marre nga: http://islami.al/ilmihali/disa-ceshtje-ne-lidhje-me-kurbanin/

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

A mund të jepet sadaka në vend të therjes së kurbanit?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA