Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Si falet namazi i Bajramit për fillestarë në 7 hapa?

Estimated reading: 2 minutes 371 views

Namazi i Bajramit falet dy herë në vit, në Bajramin e Ramazanit dhe atë të Kurbanit. Është vaxhib. Falet në ditën e parë të Bajramit, në një afat të caktuar pas lindjes së diellit.

Namazi i Bajramit në 7 hapa:

  1. Ngrihemi në këmbë, drejtohemi kah kibleja (Qabja) dhe mbajmë radhën të rregullt me të tjerët.
  2. Bëjmë nijetin për të falur Namazin e Bajramit dhe fillojmë namazin duke thënë “Allahu Ekber”.
  3. Lidhim duart nën kërthizë duke e vendosur të djathtën mbi të majtën.
  4. Lexojmë Subhaneken në heshtje.
  5. Imami merr tekbir (thotë “Allahu Ekber”) dhe ngrit duart tek veshët. Të gjithë bëjmë njëjtë pas imamit dhe pastaj i lëshojmë duart poshtë. Herën e dytë marrim përsëri tekbir dhe i lëshojmë duart. Në herën e tretë lidhim duart.
  6. Imami lexon Fatihanë dhe një sure, të tjerët dëgjojnë. Imami shkon në ruku duke thënë Allahu Ekber, të gjithë bëjnë njëjtë dhe pastaj në sexhde dhe ngrihemi në rekatin e dytë.
  7. Imami lexon Fatihanë dhe një sure. Pastaj marrim tre tekbire. Në tekbirin e katërt biem në ruku e pastaj në sexhde. Ulemi në uljen e fundit, lexojmë Ettehijjatu, Salavatet dhe Rabbena dhe japim selam.

Pas faljes së namazit të Bajramit dëgjojmë hutben (ligjeratën) e imamit dhe bëjmë tekbiret e teshkrikut.

Si bëhen Tekbiret e Teshrikut?

Gjatë Kurban Bajramit këndojmë tekbire pas çdo namazi farz duke filluar pas faljes së namazit të sabahut ditën e parë të Bajramit deri pas faljes së namazit të ikindisë në ditën e katërt. Këto quhen Tekbiret Teshrik dhe janë vaxhib. Bëhen duke thënë:

Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe il’lallahu uallahu ekber, Allahu ekber ue lil’lahil hamd

Lexo në detaje si falet namazi përmes fotografive ose levizjet gjatë namazit mund të mësohen shumë lehtë përmes videos:

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si falet namazi i Bajramit për fillestarë në 7 hapa?

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA