Njeriu i cili vdes i papastër (xhunub) shkon në ahiret si jobesimtar?

Nuk duhet t’i ngatërrojmë këta dy çështje. Sepse tjetër është besimi dhe tjetër gjë është të qenit i papastër apo të vdesësh kur je i papastër. Sipas Islamit gusuli nuk është një adhurim apo detyrim për të shpëtuar nga gjendja e papastërtisë – xhunub. Ndoshta është kushti i parë i adhurimeve si namazi, agjërimi, leximi i Kuranit e të tjera. Këtë kusht mund të quajmë ndryshe të domosdoshëm.

Nga ana tjetër, nxitimi për të marrë gusul nga personi i papastër tregon rëndësinë që i jep ai. Sepse ne nuk e dimë se ku dhe kur do të na vijë vdekja. Gjithsesi, besimtari, me pasurinë e tij shpirtërore e materiale, duhet të jetë gjithnjë i përgatitur për vdekjen. Megjithatë personi i cili vdes xhunub (i papastër) dhe ka besim në zemër sigurisht që do të hyjë si besimtar në ahiret. Nuk duhet të harrojmë Handhale b. Amirin i cili ra shehid në luftën e Uhudit dhe me urdhrin e profetit u la nga melekët duke u quajtur kështu “gasiletul melaike”- njeriu i larë nga melekët.

Print Friendly, PDF & Email