Cka është dallimi mes shehadetit dhe kelime-i teuhidit?
Kelime-i teuhidi dhe kelime-i shehadeti janë fraza që shprehin thelbin e parimeve të besimit Islam.
- Kelime-i teuhidi është “La ilahe il-lallah, Muhammedun resulullah” dhe ka përkthimin: “Nuk ka të adhuruar me të drejtë (që e meriton adhurimin) pëveç Allahut, Muhamedi është i Dërguari i Tij.”
- Kelime-i Shehadeti është “Esh-hedu en la ilahe il-lallah ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu” dhe ka kuptimin: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi s.a.v.s. është rob dhe i Dërguari i Zotit.”
Të dy frazat përmbajnë dy parime bazës të Islamit, njësinë e Allahut dhe profetësinë e Muhamedit (a.s.). Shehadeti ka të shtuar foljen “eshhedu” – “dëshmoj dhe deklaroj”, që do të thotë dhe nuk ka dallim mes tyre për nga përmbajtja. Gjithashtu ka të shtuar termin “abduhu” që tregon se Muhamedi a.s. është rob i Allahut (dhe jo për shembull si tek krishterët që hyjnizojnë Hz. Isain a.s.)
Duke vlerësuar këto dy fraza, Imam Neveviu vlerëson se edhe nëse nuk përmendet folja “eshhedu”, nënkuptohet koncepti i shehadedit. Kjo është një çështje për të cilën shumica e dijetarëve pajtohen.(Nevevi, Sharhu Muslim, 1/149).
Mirëpo, meqë shehadeti thekson veçanërisht dëshminë (besimin dhe shprehjen), tregon përkatësinë Islame.
Burimi: https://sorularlaislamiyet.com/musluman-olmak-icin-neden-kelime-i-tevhid-degil-de-kelime-i-sehadet-getiriyoruz dhe https://sorularlaislamiyet.com/sehadet-ederim-cumlesi-hangi-anlamdadir