Si falet namazi i Jacisë?
Kliko për të mësuar si falet namazi dhe lëvizjet gjatë namazit.
Në uljen e fundit lexohen duatë: Ettehijjatu, Allahumme sal’li-barik, Rabbena dhe jepet selam.
Sa rekate i ka namazi i jacisë?
- 4 Rekate sunet
- 4 Rekate farz
- 2 Rekate sunet të fundit
- Namazi i vitrit ka 3 rekatë
Katër rekatet sunet të jacisë:
Falen në të njëjtën mënyrë si katër rekatet sunet të ikindisë.
Katër rekatet farz të jacisë:
Falen njëlloj si farzi i drekës.
Dy rekatet e fundit sunet të jacisë:
Falen njëlloj si suneti i namazit të sabahut.
Si falet namazi i vitrit?
Namazi i Vitrit ka 3 rekate
Rekati i parë: Subhaneke, Eudhu Bismil’lah, Fatiha, Sure
Rekati i dytë: Bismil’lah, Fatiha, Sure, Ettehijatu
Rekati i tretë: Bismil’lah, Fatiha, Sure, Duaja e Kunutit
Në uljen e fundit lexohen “Ettehijjatu, Sal’li-Barik, Rabbena” dhe jepet selam.
Namazi i vitrit ka tre rekatë. Dy rekatet e para falen njëlloj si suneti i sabahut. Vetëm se në fund të rekatit të dytë lexohet vetëm Ettehijjatu dhe ngrihemi në rekatin e tretë. Shqiptojmë Bismil’lahin dhe lexojmë Fatihanë me një sure, pastaj ngrejëë duart lart duke thënë “Allahu Ekber”. Pasi marrim tekbir i lidhim përsëri duart dhe lexojmë duatë e kunutit. Pasi lexojmë duatë e kunutit biem në ruku, sexhde dhe në uljen e fundit. Në fund japim selam.