Si bëhet qëndrimi në namaz?
Zgjidhet një vend i pastër për t’u falur, drejtohet nga kibla dhe bëhet nijeti.
Te meshkujt, duart ngrihen në lartësinë e veshëve. Shuplakat mbahen të hapura përballë kibles.
Tek femrat, duart ngrihen në lartësinë e shpatullave. Gishtërinjtë mbahen të bashkuar dhe të drejtuar drejt kibles.
Themi “Allahu Ekber” dhe fillojmë namazin duke lidhur duart.
Si behet Kijam?
Te meshkujt, sytë shikojnë vendin ku bëhet sexhdja. Duart lidhen mbi kërthizë. Dora e djathtë vendoset mbi të majtën.
Në kijam lexohet Fatiha dhe një sure.
Leximi në këmbë quhet kiraat.
Te meshkujt, përkulim mirë trupin. Koka dhe shpina duhet të jenë në një nivel Duart përfshijnë kupat e gjunjëve.
Tek femrat, përkulim pak trupin. Gjunjët thyhen pak. Duart vendosen mbi gjunjë.
Kavme
Ngrihemi nga rukuja duke thënë “Semiallahu limen hamideh”.
Në kavme thuhet “Rabbena ue lekel hamd”.
Si behet sexhde?
Te meshkujt,balli dhe hunda prekin tokën. Duart mbahen afër fytyrës. Bërrylat janë pak të hapur. Thembrat mbahen të bashkuara.
Tek femrat, bërrylat vendosen në tokë dhe mbahen afër trupit. Gjunjtë mbahen ngjitur me barkun.
Sexhdja bëhet dy herë rresht.
Në sexhde themi ‘Subhane rabbijel a’la” tre herë.
Si behet ulja (ettehijjatu)?
Te meshkujt, duart vendosen mbi gjunjë. Këmba e djathtë dhe gishtërinjtë mbahen të drejtuar kah kibla.
Tek femrat, duart vendosen mbi gjunjë. Këmbët shtrihen djathtas. Mbështetja bëhet mbi kofshë.
Si jepet selami?
Në fillim koka kthehet nga e djathta e pastaj majtas. Në të dyja rastet sytë shohin shpatullat.
Në selam thuhet “es selamu alejkum ue rahmetullah”.
Marre nga: Islami.al