Pyetje Islame

Pyetje Islame

A e keni ditur?

Besimi është kuptimi i jetës

Namazi – abdesti

Si dhe kur thirret (këndohet) ikameti? Leximi arabisht dhe kuptimi shqip

Estimated reading: 2 minutes 3368 views

Cka është ikameti? Kur këndohet ikameti?

Ikameti këndohet kur meshkujt falen individualisht ose me xhemat. Në ikamet përsëriten fjalët e ezanit, me ndryshim që, pas fjalëve “Hajje ale’l felah”, thuhet dy herë “Kad kameti’s salah” (është koha për falje).

Për çdo namaz thirret një ezan dhe një ikamet. Vetëm namazi i xhumasë ka dy ezane. Ezani dhe ikameti në namazet e kohëve është sunet. Meqë ezani dhe ikameti janë sunet jo i kohës, por i namazit, këndimi i ezanit dhe i ikametit edhe në namazet kaza është pranuar si sunet.

Teksti i ikametit lexohet kështu:

Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber.

Esh’hedu en la ilahe il’lallah, Esh’hedu en la ilahe il’lallah.

Esh’hedu enne Muhammeden Resulullah, Esh’hedu enne Muhammeden Resulullah.

Hajje ale’s salah, Hajje ale’s salah.

Hajje ale’l felah, Hajje ale’l felah.

Kad kameti’s salah, Kad kameti’s salah

Allahu Ekber, Allahu Ekber,

La ilahe il’lallah.

Kuptimi i ikametit shqip:

Allahu është më i madhi, Allahu është më i madhi, Allahu është më i madhi, Allahu është më i madhi.

Dëshmoj se s’ka zot tjetër veç Allahut, Dëshmoj se s’ka zot tjetër veç Allahut.

Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.

Ejani në falje, Ejani në falje.

Ejani në shpëtim, Ejani në shpëtim.

Eshtë koha për namaz, është koha për namaz

Allahu është më i madhi, Allahu është më i madhi.

Nuk ka zot tjetër veç Allahut!

2 Comments

  • Naim Hoti

    18/02/2023

    A duhet edhe femrat me thirr ikametin

    Reply
    • Pyetje Islame

      25/02/2023

      Gruaja nuk është e obliguar të këndojë ezanin apo ikametin, por nëse dëshiron ta lexojë vetë, ajo merr shpërblimin. Megjithatë, nuk mund të këndojë ezan ose ikamet me zë të lartë në prani të burrave mahrem (Mahrem: të afërmit që nuk i lejohet gruas të martohet. Shih Kuran, Nur, 24/31).

      Reply

Lini një koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shpërndaje

Si dhe kur thirret (këndohet) ikameti? Leximi arabisht dhe kuptimi shqip

Kopjo linkun

PËRMBAJTJA