Kam krahun në allçi (gips), si duhet të marr abdes? Abdesi mbi ekstremitetet e immobilizuara
Mes’hi mbi fashë është ndryshe nga ai mbi meste. Nuk ka kushte apo vlefshmëri kohore. Ai është thjesht një lehtësim për atë që e ka të dëmshme larjen e organit të fashuar. Në rastet kur thyejmë, nxjerrim ose lëndojmë një pjesë të trupit, e nëse ajo pjesë mbështillet me fashë ose me gips dhe nuk duhet të laget, fërkohet sipër me dorë të lagët. Madje, nëse edhe fërkimi me dorë të lagët është i dëmshëm, mund të hiqet dorë dhe prej tij. Një herë është i mjaftueshëm si mes’h mbi fashë. Nuk ka rëndësi nëse fasha mund të jetë vënë në kohën kur personi ka qenë pa abdes dhe nuk ka një afat të caktuar. Për sa kohë do të vazhdojë të jetë i sëmurë, do të vazhdojë të bëjë mes’h. Nuk është kusht të jesh me abdes para se të vësh fashën. Nëse pas mes’hit fasha bie ose thyhet, nuk është e nevojshme të bëhet dhe një herë mes’h.
Dallimi mes mes’hit mbi fashë dhe mes’hit mbi meste
- Mes’hi mbi fashë është sikur pastrimi me ujë i asaj që gjendet në fashë, dhe
vlefshmëria e saj nuk varet nga afati, porse varet nga shërimi. - Vendosja e fashës nuk kushtëzohet me pastrimin e trupit në momentin e
lindjes. - Në dhënien mes’h mbi fashë, lejohet dhënia mes’h e njërës këmbë dhe
pastrimi i tjetrës. - Nuk prishet mes’hi (abdesi) me rënien e fashës apo ilaçit, qoftë edhe para
shërimit. - Lejohet ndërrimi i fashës me tjetër fashë dhe nuk detyrohet me përsëritjen e
mes’hit mbi fashën e re, edhe pse përsëritja e mes’hit është më e mirë. - Dhënia mes’h mbi fashë mund të bëhet edhe në rastet e papastërtisë
(xhunubit) por edhe me rastin e marrjes së abdesit. - Nëse fasha bie apo hiqet për shkak të shërimit të plagës, nuk detyrohet të
përsëritet abdesi, por vetëm pastron vendin ku ishte fasha, normalisht nëse
personi ka qenë me abdes në momentin e rënies së fashës e, nëse frikohet
nga të ftohtit, atëherë vetëm i jep tejemum. - Nëse i jep mes’h mbi fashë, pastaj mbi të vendos tjetër, lejohet që edhe
tjetrës t’i japë mes’h mbi të. - Nëse uji depërton në fashë nuk prishet mes’hi.