A është mekruh përkulja e kokës në namaz?
Pyetje: A është mekruh përkulja e kokës në namaz për shkak të respektit?
Përgjegje: I dashur vëlla/motër,
Nuk dëmton kijamin përkulja e kokës derisa qëndron në këmbë në namaz.
Namazi dhe ibadeti më i mirë është ai që kryhet në përputhje me sunetin dhe adabin e tij. Sepse, edhe Profeti (a.s.) e adhuronte Allahun e Madhëruar si rob. Ai u bë model për ne si imam dhe prijës në ibadet dhe në jetën e përditshme.
Pa dyshim, prej tij mësojmë respekt dhe frikë në adhurim.
Profeti (a.s) thotë si vijon:
“Falni namazin në të njëjtën mënyrë si unë”. (Buhariu, Ezani, 18; Adab, 27)
Prandaj, është prej adabeve të namazit të shikosh vendin e sexhdes gjatë namazit, këmbët gjatë rukusë, të dy anët e hundës në sexhde, në prehër duke qëndruar ulur dhe shpatullën e djathtë dhe të majtë në përshëndetje(selam).
Është mekruh për atë që fal namaz:
– të përkulë kokën ose ta ngrejë lart,
– të shikojë anën e djathtë dhe të majtë duke e kthyer qafën,
– të kthejë kokën djathtas dhe majtas, larg drejtimit të kibles.
Mirëpo, nuk është mekruh të përkulesh pak kokën duke qëndruar në këmbë me qëllimin e respektit.
Source: https://questionsonislam.com/question/it-makruh-bend-head-down-prayer